Lidhje


Për debatin mbi Xhafer Devën dhe mbi rankoviçistët shqipfolës.

Nga Marlind Laçi / Fillimisht mbi debatin mbi Xhafer Devën duhet të njohim realitetin historik fatkeqësisht të ndarë midis Shqipërisë dhe Kosovës. Xhafer Deva duke jetuar në një realitet komplet tjetër në raport me bashkombasit e tij përtej kufirit bëri atë që duhej bërë duke respektuar postulatin e vjetër 'armiku i armikut tim është miku im'. Pra Gjermania naziste në konceptin politik të Xhafer Devës plotësonte parakushtet për rrëzimin e hegjemonisë serbe dhe mbase plotësonte kushtet e një Serbie inekzistente në rajon. Serbomëdhenjt e Tiranës dhe Prishtinës na servirin një Xhafer Devë tradhëtar për të vetmen arsye se Xhaferi nuk ishte serbomadh si ata.

 

 

Xhafer Deva sigurisht që nuk ishte një hero klasik por ishte një politikan me largpamësi të konsiderueshme që luante në fushën e real-politikës më mirë se bashkohësit e tij komunistë të cilët e zhytën Kosovën për gjysëmshekulli nën Jugosllavi. Si përfundim dy personazhet që përfaqësojnë real-politikën mbarë shqiptare si Esat Pashë Toptani ashtu edhe Xhafer Deva përtej nuhatjes së tyre politike nuk arritën dot të përmbushin misionin e tyre politik. I pari mbështetës i Antantës por i braktisur në fund nga po vetë Fuqitë Aleate, i dyti edhe pse pragmatik fati nuk e kishte rezervuar të ishte me anën e fituesve të luftës. Ndonjëherë të bëhesh me më të fortin nuk të bën automatikisht fitues.

 

 

Një indikator mbi sulmet ndaj Xhafer Devës është edhe identiteti i tij kulturor islam, sipas publicistit shqiptaro-amerikan Idriz Lamaj, Xhafer Deva rridhte si një pinjoll nga një familje me traditë të fortë Islame dhe ishte besimtar musliman i devotshëm, ndër të tjera publicisti Idriz Lamaj sjell një pasazh mbi identitetin fetar të Devës kur ai në kujtimet e tij shprehet: " Ti e dinë se si mbas Kur’anit, besimtari i mirë nuk guxon t’i lutet Zotit me i sjellë ndonjë të keqe as armikut. Kam pas sjellë nga Çekosllavakia nji radio të madhe, atëherë nuk kishte televizioni. Radion e mbajsha në dhomën e mysafirëve dhe dëgjoja lajmet kur kisha kohë.

 

 

Nji ditë hapa radion pak me zâ të naltë dhe dëgjova demonstratat në Beligrad me buçima thirrjesh: “Bolje grob nego rob. Bolje grob nego rob” (më mirë vorr se rob, më mirë vorr se rob, – I.L.). U çova në këmbë dhe me zâ të naltë ju luta Zotit: – 0 Zot, jepu vorrin dhe robin, le ta shohin edhe ata se çka asht vorri dhe robi. Dhâ Zoti e gjermanët u dhanë atyne (fjala është serbëve – I.L.) edhe “grobin”, e edhe “robin”."

 

 

Ndryshe nga bashkëkohësi i tij, lideri kroati i lëvizjes ekstremiste katolike Ustashe Ante Paveliq, në lidhje me Xhafer Devën nuk ka asnjë rekord historik që provon përndjekien ndaj hebrenjve përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

 

Rrugë me një kalim është Bashkimi Kombëtar🇦🇱

XS
SM
MD
LG