"Mjeshtri i madh i meditimit" 'mbrrin' në malin e Tomorrit
Metafizika dhe etika njerëzore në përgjithësi dhe meta-etika islame në veçanti janë studiuar si çështje të rëndësisë së veçantë që kur profeti Adem fitoi respektin që i takonte (si krijesë e prvilegjuar) nga engjëjt në formën e sexhdes që ata i bënë atij dhe më pas ai zbriti nga parajsa (qielli) në tokë në të cilën pasardhësit e tij gëzojnë benefite jetësore mbi cdo krijesë tjetër. Në suren el-Isra', ajeti 70, Allahu thotë: “Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam.” Prandaj, qeniet njerëzore u krijuan për të bërë atë që është më e mira, ndërkohë që u dhurohen vazhdimisht gjëra të mira në këtë tokë. Por këto dhurata, këto benefite, këto burime të pashtershme për njeriun e kanë një Burim e kanë një Dhurues e kanë një Origjinë, një Shkaktar suprem. Ai që e ka nderuar njeriun me etikë, financa të pashtershme, shëndet mendor dhe trupor është Allahu, por Ai nuk ka nevojë për asgjë tonën, por ne kemi nevojë për Të. Mënyra më e mirë për të treguar mirënjohje për gjithcka Ai na ka dhuruar është ta kujtojmë atë në mënyrë shumë ekskluzive, madje ky është thelbi i krijimit të njeriut, për ata që besojnë se me të vëretë njeriu e ka një Zot.
Ai thotë në Kuran: " Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë" Dhariat 56. Islami në këtë drejtim e nderon shpirtin dhe trupin ndaj edhe fuqia shpirtërore në islam është mjaft e lidhur pikërisht me veprimet e gjymtyrëve. Në Islam, nuk ekziston një koncept i përcaktuar qartë i gjeografisë së shenjtë ose qendrave të shenjta. Prandaj në ritualet shpirtërore dhe fizike të muslimanëve nuk kemi diçka që adhurohet e madhërohet së bashku me Allahun e Lartmadhërishëm, ashtu si mund të gjejmë në faltoret e besimeve të tjera. Ai në Kuran thotë: “Dhe me të vërtet xhamitë janë për Allahun e ti mos e lut dikë tjetër së bashku me Allahun.” (Xhin, 18)
Gjithsesi kthehemi tek perosnazhi i temës.
[Në emisionin 'shtatë pa pesë' në vizion plus ishte i ftuar mjeshtri i meditimit, Sheki Hyseni, i cili (sipas prezantueses) ishte edhe studiues i sjelljeve dhe psikikës njerëzore. Ai u pyet gjatë emisionit nga prezantuesja, se përse ka një tendencë tek njerëzit për të shkuar në vendet e ashtëquajtura të shenjta edhe nëse nuk je besimtar?]
Së pari duhet theksuar se mali i Tomorrit është një vend pelegrinazhi nga besimtarët e sektit Bektashij apo të "apasionuar" pas alpinizmit/ turizmit religjoz. E dyta i Dërguari, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “O Zot, mos e bëj varrin tim vend të cilin e madhërojnë njerëzit! I ka mallkuar Allahu popujt që kanë marrë varret e të Dërguarve të tyre për xhami.” Shënon Ahmedi Ibn Ebi Shejbe me transmetim te vërtetë.Ndërsa në islam pelegrinazhi i tillë është i ndaluar dhe i gabuar, pasi i tilli shpie në idhujtari që është e kundërta e mirnjohjes së Zotit. Në islam kjo bazë quhet tevhid dhe në shqip përkthehet monoteizëm ose njëshmëri. Mbi këtë tevhid janë zbritur të gjitha librat e shenjët dhe janë dërguar të gjithë pejgamberet. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne, nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë, përveç Meje (Allahut), prandaj më adhuroni Mua.” (Enbija, 25)
Shumica e kërkimeve në shkencën e energjisë dhe aplikimet e saj terapeutike bazohen në spekulime dhe hamendje të thjeshta dhe janë të lidhura me besimet idhujtare që nuk kanë të bëjnë fare me mjekësinë empirike apo mësimet islame, sepse nuk ka asnjë mënyrë për ta vërtetuar atë as në bazë të argumenteve sheriatike ose e dëshmive empirike, të cilat janë të pranueshme për shkencëtarët. Në fakt, çështja shkon më tej se kaq, në fushën e astrologjisë, përmes filozofisë së pesë elementëve, që kanë të bëjnë me yjet dhe shenjat e zodiakut.
Ndër të tjera këto praktika përfshijnë ekstreme në shenjtërimin e vetvetes, sepse fokusi i ndonjërës prej tyre është të nxjerrë jashtë thelbin e tij të 'fshehur hyjnor' dhe të bëhet një me energjinë universale, në mënyrë që të çlirohet - ose të paktën kështu ata pretendojnë – nga skllavërimi i materies, derisa kërkuesi të arrijë një fazë të avancuar të vetëdijes dhe të kuptojë se ai dhe objekti i tij i adhurimit/meditimit janë një, në atë moment nuk ka më asnjë dallim në adhurim midis tij dhe objektit! Ndërsa islami e dënon ashpër atë që propagnadon se mundet të njohi të ardhmen nëpërmjet ndonjë aftësie të caktuar shirtërore të tijën. Allahu thotë: Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiej apo në Tokë, nuk i di të fshehtat ..." Neml: 65
Faktikisht njerëzit janë të tërhequr nga këto vende sepse e kota dhe e vërteta qarkullojnë në ajër dhe zemrat janë të prirura të ushqejnë atë që më së tepërmi i përshtatet atyre, pra sipas sasisë me të cilën e kanë ushqyer të vërtetën apo të kotën tek vetja e tyre.
Allahu i madhëruar u ka bërë njerëzve prirje për të anuar drejt të vërtetës, i ka pajisur ata me logjikë për ta dalluar atë, i ka bërë asaj një shenjë në zemrat e tyre dhe që është qetësia, pastaj u ka zbritur atyre libra dhe u ka dërguar profetë për ta qartësuar e mbrojtur akoma më shumë atë. Kështu që askush nuk mund ta qarkullojë të kotën e pastër, veçse duke e përzier me të vërtetën, pasi ajo vetëm kështu u pështjellohet njerëzve dhe kthehet nga e refuzuar në e pranuar.Prandaj Allahu i madhëruar në Kuran i ka ndaluar hebrenjtë nga ky ves i keq duke u thënë: “Mos e përzieni të vërtetën me të kotën” sure El-Bekara: 42. Pra mos të qarkullojnë në mediumet e ndryshme popullore ide dhe ideologji që e venit dhe zbeh të saktën derisa ajo të marri trajtat e dickaje të përçmuar dhe të pavlerë duke bërë që të vlerësohen teori pa kurfarë baze brenda apo të tilla që çorodisin mendjet e njerëzve.
[Më tej Ai u përgjigj se sipas tij shkencëtarët kanë rënë të gjithë dakort se gjithcka është energji, e pastaj tregon se këto 'vende të shenjta' janë vende me energji të lartë dhe pastaj tregon se Berati është vend i mbushur me të tillë energjie të 'shenjtë'. Kurse prezantuesja me një lumturi që i buron nga të gjitha poret e lëkurës, thotë se ka pasur edhe mrekulli , pra njerëz janë shëruar në malin e tomorrit. Ai flet me demek me fakte shkencore se aty mundet të shtyhet trupi të prekë harmoninë shpirtërore e cila ka të bëjë me frekuencën 7.83 hz (sipas shkencës së tij) dhe këto vende sipas tij ndikojnë që membrana qelizore të vibrojë në atë frekuencë, ndërsa aty njeriu nuk u dashka të bëjë asgjë thjesht të vështrojë e të rrish i qetë. ]
Faktikisht të tillë njerëz pretendojnë se mendimet kanë dridhje dhe se këto dridhje burojnë nga mendja e një personi në botën e jashtme në formën e valëve elektromagnetike dhe se këto mendime mund të tërheqin çdo gjë që ekziston në universin e së mirës dhe së keqes që është në të njëjtën gjatësi vale. Pra, nëse jeni duke menduar pozitivisht, po dërgoni valë me dridhje pozitive që do të tërheqin gjëra pozitive tek ju. Nëse po mendoni mendime negative, atëherë po dërgoni valë me dridhje negative që do të tërheqin gjëra negative tek ju. Pa dyshim, këto ide janë në kundërshtim me shkencën empirike dhe mendjen e shëndoshë, dhe besimi në to dhe veprim sipas tyre është në kundërshtim me mësimet islame.Po ashtu për shkak se mbështetja në dëshirat dhe ëndrrat do të çojë në shkatërrimin e botës dhe në prishjen e asaj që është në dobi për njerëzit dhe në interesat e tyre, dhe do të çonte në lënien mënjanë të gjithçkaje që ka arritur njerëzimi gjatë shekujve të dijes, shkencës dhe qytetërimit.
Poeti pat thënë: Nëse mendimet dëshirë plotësuese, zhvilloj, i lumtur tërë natën ëndërroj, por zgjohem dhe kujtoj se të tilla mendime, qytete të falimentuara strehojnë (ekonomikisht).
Por duhet ditur se kthimi te dikush apo ndonjë gjë tjetër në çështjet mbi të cilat ka fuqi vetëm Allahu xh.sh., përbën shirk, idhujtari e cila nuk ka bazë as në llogjikën më të thjeshtë të hipoyezave kulturore. Ky mendim idhujtaresk promovon egoizmin dhe egocentrizmin dhe i thërret njerëzit që të lënë mënjanë të gjitha mësimet islame dhe udhëzimet morale, si dhe udhëzimet mjekësore apo dietologjike. Allahu i përshkruan jobesimtarët e Mekës me këto Fjalë: “Kur hipin në anije, ata i luten Allahut me devotshmëri të sinqertë, por kur Ai i sjell në tokë shëndoshë e mirë, menjëherë ata i veshin Atij ortakë (duke iu drejtuar dikujt tjetër me lutje)…” Surja Ankebut, 65.
Ajo që këta mashtrues pretendojnë është tërësisht e pavërtetë pasi jemi dëshmimtar që nëpër vende të tilla shkonë njerëz me probleme të caktuara psikologjike por duke u ngjitur në vende të pasura me oksigjen dhe klimë më të pastër gjejnë një relaksim dhe përmirësim të përkohëshëm, por askush që vuan nga sëmundje të pashërueshme nuk ka gjetur shërim definitiv nëpër këto vende. Madje i për të sëmurë psikikë që janë përkeqësuar kur janë këthyer më pas nga këto vende.
[Ai më pas thotë se po të flesh aty në malin e tomorrit shikon ëndërra 'uau" i quan ai pra një përjetim energjik. Pastaj përmend një vend në Bullgari me koncentrim të lartë energjitik, vend i cili shtrihet nga 900 m deri në 2000 e ca mbi nivelin e detit.Po ashtu medituesi thotë se këtë energji e gjen edhe nëpër piramida, madje thotë se edhe atje brenda frekuenca është 7.83hz.]
Këto teori ezoterike mbështesin një sërë besimesh lindore dhe filozofi idhujtare, si budizmi, hinduizmi, duke bërë bashkë midis krishtërimit, hebraizmit, teorive populiste dhe segmente të gjeofrafise, historisë duke u përpjekur të dalin sa më të besueshëm në sytë e njerëzve.
Rezonanca e Shumanit është një fenomen natyror që ndodh në fushën elektromagnetike të Tokës. I referohet frekuencës rezonante të zgavrës së jonosferës së Tokës, e cila është afërsisht 7.83 Hz. Kjo frekuencë shpesh lidhet me qëllim me spiritualitetin dhe ka qenë objekt i teorive dhe besimeve të ndryshme të pabaza.
Disa individë besojnë se rezonanca e Schumann-it është e lidhur ngushtë me vetëdijen njerëzore dhe përvojat shpirtërore. Ata propozojnë që fusha elektromagnetike e Tokës, duke përfshirë rezonancën Schumann, mund të ketë një ndikim në mirëqenien e njeriut dhe gjendjet shpirtërore. Sipas kësaj perspektive, rezonanca mund të ndikojë në aktivitetin tonë të valëve të trurit dhe të përmirësojë gjendjet e relaksimit, meditimit dhe lidhjes shpirtërore.
Përkrahësit e kësaj ideje argumentojnë se për shkak se rezonanca e Schumann-it ka qenë relativisht e qëndrueshme për mijëra vjet, ajo është përshtatur me biologjinë njerëzore dhe çdo devijim nga kjo frekuencë mund të ndikojë potencialisht në gjendjet tona mendore dhe emocionale. Ata sugjerojnë se rritja e ndotjes elektromagnetike dhe përparimet teknologjike në shoqërinë moderne mund të prishin rezonancën natyrore dhe, rrjedhimisht, të çojnë në çekuilibër ose disharmoni në mirëqenien dhe përvojat tona shpirtërore.
Është e rëndësishme të theksohet se lidhja midis rezonancës Schumann dhe spiritualitetit nuk mbështetet gjerësisht nga provat shkencore. Ndërsa rezonanca e Schumann-it është një fenomen i njohur shkencërisht, pretendimet specifike në lidhje me ndikimin e saj të drejtpërdrejtë në spiritualitetin ose ndërgjegjen njerëzore mbeten spekulative dhe nuk pranohen gjerësisht brenda komunitetit shkencor.
Spiritualiteti është një aspekt thellësisht personal dhe subjektiv i përvojës njerëzore dhe individë të ndryshëm mund të gjejnë burime të ndryshme frymëzimi dhe kuptimi në praktikat e tyre shpirtërore. Ndërsa disa njerëz mund të propagandojnë me idenë se rezonanca e Schumann-it luan një rol në përvojat e tyre shpirtërore, është thelbësore t'i qasemi pretendimeve të tilla me një mentalitet tepër kritik dhe demaskues të një pretendimi të ngritur mbi teori shkencore që mbështeten në të dhëna të sakta shkencore.
[Në një moment prezantuesi e pyet, se cfarë mudet të bëjë unë që nuk jam i aftë ta perceptojë atë energji? Ai i thotë që thejsht duhet të qetësohesh dhe të meditosh. Duke mos ditur sesi ti kthejë përgjigjje një pyetjeje të thjeshtë. Pra ti po beson në dicka, çfarë duhet të bëjë që të aderoj në këtë besimin tënd. Kështu ai i përgjigjet se nuk e di, smundet të ta shpjegoj etj.Në këtë lëmsh ai fut edhe efektin Placebo dhe kishën e Lacit dhe për energjinë e vecantë kurative që gjendet tek to.]
Efekti placebo është një koncept që përdoret përgjithësisht për të përshkruar efektin pozitiv të barnave që janë mjekësisht joefektive tek pacienti si rezultat i vet sugjestionimit pozitiv. Një rezultat pozitiv në bazë të vet sugjestionimit i cili mbrrihet me një substancë joefektive e cila në pamje duket si një ilaç.Placebo përshkruhet gjithashtu si një "pilulë sheqeri" pasi nuk ka asnjë përbërës të dobishëm medicinal. Efekti i saj buron nga udhëzimi i trurit të personit se ai do të shërohet kur të marrë "pilulën e sheqerit", duke besuar se është një ilaç i vërtetë nën ndikimin e sugjestionimit të vetvetes.
Në fakt, ajo që ndodh është se personi përfiton nga një sistem që Krijuesi Suprem vendosi në trurin e njeriut për t'u shëruar nga një sëmundje fiziologjike ose psikologjike ose për të lehtësuar dhimbjet e tij. Për shembull, personi të cilit i jepet një "pilulë sheqeri" si qetësues dhimbjeje pa e ditur se e tilla është "pilulë sheqeri" ka pritshmërinë se "dhimbja e tij do të lehtësohet". Më pas, sistemi qetësues i trurit të tij bëhet përkohësisht aktiv dhe ia lehtëson dhimbjen duke çliruar hormone qetësuese.
Edhe pse njëfarë lutje e shpirtit ajo lidhet me një prktikë aspak ngushëlluese pasi njeriu është qenie sociale dhe ka nevojë të flasi dhe të dëgjohet dhe jo vetëm të meditojë, në këtë sens ajo që islami ofron është lutja dhe përgjërimi ndaj Allahut.Fryti dhe rezultati më i mirë, më i ëmbël, më i menjëhershëm i lutjes është se personi që e bën atë e di se ka dikush që e dëgjon zërin e tij, i dërgon ilaç për sëmundjen e tij, i vjen keq për të i cili ka në dorë pushtetin, mundet gjithçka. Ai nuk është i vetëm në këtë bujtinë të madhe të botës; ekziston një Qenie Gjithëbujare që kujdeset për të dhe e bën atë të afërt. Duke e imagjinuar veten në praninë e Atij që mund të plotësojë të gjitha nevojat e tij dhe të zmbrapsë të gjithë armiqtë e tij të panumërt, ai ndjen një gëzim dhe lehtësim; ai e hedh barrën e tij, e cila është e rëndë sa bota.
Ndërsa përzierja e tërë këtyre koncepteve me kishën, vende paganësh, bektashinjsh dëshmon qartazi në kotësinë e kësaj doktrinë dhe të këtij mjeku spiritual, aq më tepër se nga islami dimë me bindje se përpos njeriut ekzistojnë edhe qënie të tjera, përkatësisht Xhinët. Dhe janë pikërisht ata që ndryshe nga njeriu preferojnë vendet e izoluara dhe majat e maleve, sikurse është kisha e Lacit. Ata në thelb nga shumë kultura janë konsideruar energji por kanë mundësi ti sjellin dëm njeriut, madje ta devijojnë nga rruga e Zotit dhe e kërkimit të mjeteve të duhura për të arritur deri tek shërimi shpirtëror apo trupor. Ka referenca të shumta për xhinët në Kuran dhe në Hadith. Sipas shkrimeve islame, xhinët formojnë një botë të ndryshme nga ajo e njerëzimit. Edhe pse na shohin, nuk mund të shihen. Karakteristikat që ata ndajnë me qeniet njerëzore janë intelekti dhe liria për të zgjedhur midis së drejtës dhe së gabuarës dhe midis së mirës dhe së keqes.Por....ja se çfarë ndodh në të vërtetë në ato 'lartësi'gjeografike apo psikologjike. Janë ata ajo energji që shpirtrat gjejnë kur i tejkalojnë mënyrat e drejta të shërimit apo meditimit, janë ata me të cilët njerëzit 'përballen' kur shkojnë në kishën e Laçit apo në malin e Tomorrit, madje kudo që mjek të tillë përdorin pseudoshkencën për të mbrritur tek harmonia apo dobia shpirtërore. "Dhe, (përkujto) ditën kur i tubon ata të gjithë e pastaj engjëjve u thotë: "A këta ishin që vetëm juve u adhuronin?" Ata (engjëjt) thonë: "I pa të meta je o i Madhëruar! Ti je Zoti ynë, larg asaj që ata thonë! Por ata kanë qenë që adhuronin xhinët (djajtë) dhe shumica u besonin atyre". Sebe 40-41
Ndaj kujdes nga sharlatanë të tillë sepse ju shpien në kërkimin e fantazmave kurrsesi në "mirqenien e ëngjëjve", ju shpien në konflikt me shpirtin dhe jo në një zgjidhje të problemeve sociale apo etike, aq më tepër tju dhurojnë paqe të përjetëshme, kjo pasi sprova dhe problemet janë prej ligjeve të kësaj bote ndaj për aq sa jetojmë këtu kemi për tu sprovuar.