Lidhje


Buqësia, ky sektor kyç por i lënë pas dore nga politika

Bujqësia edhe pse një nga sektorët kryesorë të ekonomisë së Shqipërisë, nuk është i favorizuari në ditët e sotme.Shpesh kemi folur për vështirësitë e fermerëve dhe mungesën e mbështetjes nga qeveria. Në vendin tonë ekzistojnë të paktën 350 mijë ferma bujqësore, dhe gati 160 mijë prej tyre kanë më pak se një hektarë tokë bujqësore. Ky është dhe treguesi më i ulët në rajon, çka nënkupton se fermerët tanë kanë tokat më të copëzuara në mesin e disa vendeve!
 
Mungesa e fuqisë punëtore është një nga problemet kryesore të fermerëve sot. Nuk është e vështirë për ta kuptuar, pasi banorët e fshatrave kryesisht janë mosha të mëdha ose të vjetra, kjo për arsye se një pjesë e madhe e të rinjve janë detyruar të largohen në emigrim për një jetë më të mirë.
 
 
Çmimi i prodhimeve të fermerëve në treg nuk është i favorshëm dhe përgjithësisht nuk mbulon as shpenzimet e punës. Kujtojmë këtu protestat e fermerëve në Maliq për grurin, fermerët e Myzeqesë për shalqinin dhe perimet e tjera të cilat në rastin më të mirë janë shitur nën kosto, dhe në rastin më të keq janë hedhur në kanal.
 
 
Fermerët e Shkodrës kanë qenë ndër më të dëmtuarit vitet e fundit, kjo për shkak të përmbytjeve të shumta që ka zona gjatë vjeshtës e dimrit. Një tjetër problem është mungesa e kanaleve ujitëse për tokat. Në shumë zona kanalet janë inegzistente, sidomos në fshatrat malore.
 
 
Subvencioni i shtetit për naftën, edhe pse i pakët që nuk plotëson nevojat e fermerëve, shpesh nuk jepet në kohën e duhur. Me këto kushtet, duket se bujqësia në Shqipëri po kthehet një profesion për moshat e treta./tva
XS
SM
MD
LG