Dy myftitë e fundit
Nga: Tasim Darsi / Pa folur akoma për dy myftitë e fundit të Shqiperisë, më duhet të ndalem pak mbi kuptimin terminologjik te fjales myfti. Myfti do te thote jurist i aftë për të dhënë sipas kërkesës ose nevojës, nje mendim autoritar (fetva), ndonëse jo domosdoshmërisht të detyrueshem, mbi një çështje të ligjit Islam (Esposito, J.L., Fjalor i Oxfordit per Islamin).
Siç edhe vërehet nga perkufizimi i mësipërm, që nje person të zgjidhet myfti, më e pakta duhet te ketë njohuri të thella teologjike si dhe të ketë dhënë mundin e vet intelektiv në çështje që i preokupojnë besimtarët në atë shekull (kohë) në të cilën jetojnë (pra të jetë muxhtehid). Parë nga ky këndvështrim emertimi myfti i çdo personi, të ngarkuar me mbarëvajtejen e jetës fetare nëpër rajone të ndryshme apo qytete, ku disa prej tyre nuk kane as arsim të mirfilltë teologjik ose kanë arsim minimalist fetar atë të medresesë, nuk eshte gjë tjetër vetem se perçundim i ketij titulli. Krahas dijes fetare, myftiu duhet te posedojë edhe virtyte të larta morale, të jetë gjithëpërfshirës dhe të garantojë drejtësi në veprim dhe gjykim, të jetë bashkepunues me koleget dhe besimtaret ,ashtu siç na urdhëron Kurani famëlartë
Njejtë si çdo besimtar i Shqipërisë, duke e ndjere veten të pa përfaqësuar, të përjashtuar, të pa vlerësuar, ashtu i ashtequajtur myfti, tashmë i rizgjedhur; desha të shpreh pakënaqësinë time lidhur me një status, ai është siç vijon : “Ai që nuk ka njohuri për myftiun e fundit, që përkon me ndalimit e fesë ( në 1967) nuk është në gjendje të kuptojë as myftiun aktual, anetar i një organizate okulte të quajtur FETO/GYLENIZËM. Që nga besimtarët e thjeshte, që respektojnë pa kushte postin e myftiut, deri tek politikanë dhe akademikë shprehin habinë dhe njëkohësisht deshirën për te ditur më tepër rreth myftiut:'Përse besimtarët kundershtojnë me ngulm, madje edhe duke protestuar, ndaj zgjedhjeve të zhvilluara ‘për të emëruar myftiun e ardhshem’. Do të përmend vlerësimin dhe raportin që ka pergatitur për myftiun e asaj kohe aparati shteteror (Ministria e Brendshme), ku perfshihen instruksionet dhe vlerësimet mbi personalitetin e tij. Këtë po e bej me qëllim që besimtaret të vetëdijsohen dhe mos te bien viktimë e titullit, por të shikojnë sjelljen dhe perfaqësimin e tij, së pari të vet fesë hyjnore islame por më pas edhe të gjithëpërfshirjes së besimtarëve në vet organizmin e jetës fetare.
Myftiu i fundit i Shqipërisë komuniste ishte Hafiz Sulejman Myrto (ish-krye myfti në vitin 1954), i dale në pension relativisht për një kohë të gjatë, duke përfituar nga largimi i Esat Myftiut (Drejtues i KMSH-se) per arsye familjare (sipas kerkesës së tij), por e verteta është kjo arsye familjare ishte se komunistët i kishin vrarë djalin e vetem. Sulejman Myrto i drejtohet njërit nga drejtuesit më të lartë të partise komuniste, Manush Myftiut (një përputhje ironike me mbiemrin Myfti) duke i shprehur keqardhje për daljen e tij në pension, largimin e tij nga drejtimi i KMSH-së, e si pasojë e këtij largimi ka lënë në baltë nënën Parti. Kritikon koleget e tij sheriatxhi/ekstremistë me gjuhën e sotshme, numëron sukseset e tij, prej tyre që ka mbyllur Merdresenë e Pergjithëshme të Tiranës, po ashtu luftën e klasave që ka nxitur në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, si dhe shkurtimin e buxhetit te KMSH-së nga 12 milione ne 2 milion. Ku shprehet se gjithë këto gjëra i ka bërë për të ruajtur vijën e partisë komuniste, prandaj nëse partia e shikon të arsyeshme, ai shpreh dëshiren që të bëhet përsëri kryetar i KMSH-së dhe të ndihmojë partine.
Në këtë prizëm është edhe Kryetari i ri-zgjedhur i KMSH-së Bujar Spahiu, përkatësia e tij sektariane okulte gyleniste, struktura e saj piramidale dhe infiltrimi i tyre masonik në KMSH, e ka ndihmuar që ai të bëhet kryetar i KMSH-së për një mandat pesë vjeçar (2019-2024). Arritjet e tij sipas instruksioneve okulte dhe shërbimi që i ka bërë ketij grupimi, pa mos lënë anash mbeshtetjen qe ka marre nga shërbimet diplomatike të akretiduara në Shqipëri, shumica prej tyre islamofobe, ndërsa disa anti-shqiptare. Nëpërmjet shantazhimit dhe manipulimit gjatë procesit të zgjedhjeve, duke filluar nga këshillat e xhamijave, të deleguarit e myftinive dhe anetarët e Këshillit të Përgjithshëm, arriti te rizgjedhet me një numer votash të tilla që edhe diktatorët më brutal do ta kishin zili.
I rizgjedhuri Spahiu ka edhe ca arritje të tjera që ngjasojnë me ato të Sulejman Myrtajt. Myrtaj ka mbyllur Medresenë e Tiranës, Spahiu e ka zhveshur nga lëndët fetare, Myrtaj ka kritikuar kolegët që i quante 'njerez të sheriatit' me përçmim (Lexo ‘Fetar te Perkushtuar’). Spahiu i ka injoruar, larguar, shantazhuar, kërcënuar, raportuar nëpër ambasada dhe seleksionuar sipas besimit të tij okult. Myrtaj eshte mburrur me t’kurrjen e buxhetit të KMSH-se me 80%. Spahiu nuk ka mjaftuar me t’kurrjen, por ka devijuar edhe donacionet duke i kanalizuar tek fondacionet gyleniste. Vakufet e KMSH-së keq menaxhohen dhe shiten me çmime të lira. Per myftiun Myrtaj ka një raport vlerësues nga ish-Ministri i Brendshëm Komunist, Mehmet Shehu, kur e lavdëron për sjelljet e tij në perputheshmeri me vijen e Partisë Komuniste.
Anët pozitive sipas Mehmet Shehut:
Myrtaj si drejtues nuk është fanatik (nuk është i përpiktë sipas Islamit). Marrëdhëniet me partinë/pushtetin i ka patur të mira, ka zbatuar gjithë direktivat e dhëna, ka larguar fanatikët fetar nga postet drejtuese si në kryesi, edhe në rrethe, ka permbushe direktivat e dhena nga partia per mbylljen e 30-xhamijave, ka ndihmuar në mbylljen e Medresesë, është dërguar disa herë jashte vendit, si në Egjipt, Azerbaxhan, Tunizi dhe qëndrimet e tij kanë qenë në perputhje me vijën e partisë, por edhe takimet që ka mbajtur me trupin diplomatik, ka lavderuar dhe mbrojtur vijën e Partisë Komuniste.
Besoj se pajtohesh me mua lexues i nderuar, nëse une të them në vend të emrit, Myrtaj vendos emrin Bujar Spahiu. Tani besoj se e ke më të qartë qëndrimin e Bujar Spahiut per “House of One’’, dashamirësinë e tij karshi çdo islamofobi, largimi i hoxhallarëve nga KMSH-ja, mos transparenca në organizmin e haxhit me çmime stratosferike, diferencimi midis imamëve në pagesë dhe siguracione, atyre që janë gyleniste i paguan më tepër dhe iu paguhen edhe siguracionet, kurse të tjerët paguhen me rroga qesharake dhe pa siguruacione. Ai nuk këshillohet me hoxhallaret e këtij vendi, ndërsa nga ana tetër mban pas vetes Xhemal Safartin, një eunuk të Gylenit (një nga figurat e njohura botërore të lëvizjes gyleniste), këto mjaftojnë që ai vazhdon dhe do të vazhdojë ti shërbejë kultit gylenist dhe as që e ka merak ti shërbejë Islamit dhe myslimanëve Shqiptar.
Mehmet Shehu ka edhe vleresimin e tij të konsideruar negativ per Myrtajn, që me të vërtetë është e turpshme që një myfti, hafiz të bjerë në këto vepra të ulëta. Allahu na rujtë, por në të njejtën kohe myslimanet nuk duhet të mashtrohen pas titujve, posteve apo epiteteve, sjellja dhe qëndrueshmeria tek e drejta, janë dëshmi që duhen pasuar.
Në drejtim të Myrtajt sipas Mehmet Shehut, janë evidentuar këto gabime:
1) Ka konsumuar alkool dhe s’ka arritu ta mbajë të fshehur,
2)Është treguar neglizhent me obligimet fetare dhe ka rëne në sy të fanatikëve (kolegëve/besimtarve),
3)S’ka bërë jetë të rregullt familjare,
4) Shpesh here ka marrë pare borxh nga besimtaret, ku ka pasur raste që i ka pervetësuar dhe nuk e ka shlyer borxhin që ka marrë.
5)Për gjithë këto gjeste i jane kundërvëne hoxhallaret, por me mbeshtetjen tonë ai ia ka dalë të qëndrojë në krye të KMSH-së.
Së fundmi, besoj se ai që e njeh historinë dhe nxjerr mesimet e duhura, nuk e le të përsëritet e njejta, andaj po të kishim njohur Myrtajn, ndoshta nuk do të na ndodhnin këto padrejtësi në institucionin tonë mbi të gjitha sot në shekullin 21.
(Për me shume detaje dhe dokumente referoju: Rrugëtimi i Fesë ISLAME në Shqiperi, 1912-1967, me autor Ali M.Basha).
Mars 2024