Lidhje


Bujar Spahiu demonstron sërish mbështetjen për Izraelin, duke bërë foto me ambasadoren izraelite.

Ndërkohë që numri i muslimanëve palestinezë të vrarë në Gaza i ka kaluar 40 mijë, prej të cilëve më shumë se 13 mijë fëmijë, Bujar Spahiu bisedon miqësisht dhe bën fotografi me ambasadoren e Izraelit.

 

Festa pagane e Sulltan Nevruzit ka bërë bashkë sërish, kryetarin ilegjitim të KMSH-së Bujar Spahiun me ambasadoren e Izraelit Galit Peleg, në kryegjyshaten bektashije, në pritjet e organizuara për këtë festë.

Në një foto në profilin e saj ambasadorja izralite Peleg dhe kryetari ilegjitim i KMSH Spahiu, shfaqen në krah të Baba Mondit.


Në lidhje me këtë vizitë në teqen bektashjane ambasadorja u shpreh në profilin e saj në facebook duket thënë: “Toleranca dhe diversiteti fetar në Shqipëri, një vend tërësisht laik, janë gjëra që vështirë të mos admirohen.”


Më poshtë ajo vijon: “…takova kreun e Komunitetit Mysliman, me të shkëmbyem përshëndetje në arabisht (e vetmja gjuhë që komunikojmë të dy)”
“.. I kërkova Baba Mondit të lutej që të rrëmbyerit tanë të kthehen menjëherë në shtëpi.”

 

Kryetari ilegjitim i KMSH-së Bujar Spahiu, si dhe gylenistët e tjerë që drejtojnë pushtimin e KMSH-së kryejnë takime sistematike miqësore me përfaqsuesit izraelitë. Këto takime miqësore zhvillohen edhe kur Izraeli kryen masakra ndaj popullit palestinez, si në rastin e tanishëm që Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, por edhe në raste të tjera si ky.

 

Në vitin 2021 kur Izraeli po sulmonte Gazën dhe ku mbeten të vrarë disa qindra palestinezë, një pjesë e madhe e të cilëve fëmijë, ish myftiu i Tiranës Lauren Luli, merrte pjesë ne iftarin e shtruar jo pa qëllim nga ambasada e Izraelit në Tiranë.

 

Deri tani askush nga gylenistët e Komunitetit Musliman nuk ka dënuar gjenocidin që po kryhet ne Palestinë dhe dhunimin e vendeve të shenjta islame, Xhaminë Al Aksa. Këtë frymë dhe orientim, ata e kanë përçuar edhe tek hoxhallarët në të gjithë vendin, të cilët publikisht kanë frikë të prononcohen për këtë gjë. Kjo ka bërë që numri i hoxhallarëve që kanë dënuar publikisht gjenocidin në Palestinë të jetë i ulët.

 

Komuniteti Musliman i Shqipërisë është i vetmi komunitet musliman në botë që nuk ka dënuar gjenocidin në Gaza. Gylenistët në KMSH dhe Kryegjyshata Bektashiane me në krye Baba Mondin kanë demonstruar rregullisht aleancën dhe miqësinë me Izraelin, duke mos iu bërë vonë aspak për vrasjet e fëmijëve musliman në Palestinë.

XS
SM
MD
LG