Për ty miku/mikja ime ateiste 3
Nga Alban Gorishti/ ......Gjenet njerëzore si argument kundër ateizmit modern...
Kush e krijoi informacionin fillestar ?
Shkaku i parë i nevojshëm për jetën e tregon veten në një sërë ngjarjesh që ne sot i dimë, por që Darvini s’i ka ditur. Për shembull, si çështja e mrekullisë së quajtur “gjen”. Gjëja që i thonë “gjen” është aq e vogël, saqë edhe sikur t’i mbledhim në një vend të gjitha gjenet që përbëjnë të gjitha gjallesat që jetojnë në tokë, nuk do të mbushin dot as një gishtëz rrobaqepësi! Gjenet që nuk dallohen as me mikroskop, si dhe kromozomet, vendosen në çdo qelizë gjallese dhe përcaktojnë veçoritë e bimëve, kafshëve dhe njerëzve përkatës. Një gishtëz rrobaqepësi është aq e vogël sa të mos nxërë dot veç e veç të gjitha veçoritë individuale të mbi gjashtë miliard e gjysmë njerëzve të tokës, të vërtetat mbi këtë specifikë nuk lënë hapësirë për lëkundje e dyshim! Mirëpo, meqë qenka kështu, si ndodh që kjo gjë që i thonë “gjen” fsheh brenda tij karakteristikat e një sërë gjyshërish e stërgjyshërish? Si ndodh që në një hapësirë në mënyrë të pabesueshme aq të vogël të mund të fshehë dhe ruajë psikologjinë e secilit veç e veç? Ja, pra, këtu, në qelizën e cila e përmban gjenin dhe e përcjell atë nga brezi në brez, nis, në fakt, zhvillimi. Fakti cilësor që një gjen fare të vockël i cili madje s’dallohet dot as me mikroskop, mund ta drejtojë tërë jetën mbi tokë, i tilli pra mund të jetë vetëm vepër e një dijeje dhe mjeshtërie të thellë që mund të dalë nga një Krijues i Përsosur , është e pamundur të shpjegohet me asnjë lloj teorie tjetër!
Njeriu që mendon mbi ngjarjet e gjithësisë kërkon përgjigjen e pyetjeve të tilla si:
Çfarë është kjo botë?
Pse u krijova?
Cila është e vërteta dhe brendia e ditëve që do të vijnë?
Cila është rruga e lumturisë?
Ai mbetet brenda enigmës së pyetjes “Pse?””Si” ?. Ndërkaq dora,(puna) sipas Engelsit, Marksit është baza e filozofise së tyre ateiste pasi ajo arriti shkallën me të larte të përsosmërisë e cila ka krijuar pikturat e Rafaelos por realisht kjo nuk e spjegon dot artin e krijuar prej tij pasi të gjithë kemi duar, punë por pikturat i ka krijuar shpirti i tij dhe jo dora e tij.
“Scientizëm” është një term i cili rrjedh nga fjala “science” –shkencë . Duke qenë një fjalë e re me një përmbajtje sot për sot pexhorative, është përdorur së pari me kuptimin se shkenca e ka krijuar tërësinë e çështjeve dhe të vërtetave që ka bërë të ditur mbi të vërtetat e materies dhe se është e mjaftueshme për të plotësuar të gjitha nevojat e arsyes njerëzore , kështu që disa shkencëtar pretendojnë se do të vijë një ditë që shkencat pozitive do të zënë plotësisht vendin e fesë .
Por ata harrojnë se njeriu ka patur gjithmonë nevojë për fenë ,që ta ngushëllojë në momentet e vështira dhe ta gëzojë në momentet kur ai bëhet njeri i cili i ndjek orientimet që ajo (feja) ka vendosur në univers. Por ata harrojnë se gjithësia, është një Kuran pa zë (dmth ashtu siç Kurani flet me fjalë për krijimin gjithësia flet nëpërmjet konstruktit të saj) ndërsa Kurani është një gjithësi e mbështjellur në fjalë, ndërsa njeriu ndodhet në rolin e një “sunduesi” që rritet dhe zhvillohet brenda dritave të këtij Kurani me zë dhe pa zë. Ata që dëshirojnë të jetojnë në mënyrë të përshtatshme me rregullat njerëzore, janë të detyruar t’i drejtohen botës së përcaktuar nga Kurani. A nuk shikoni? Retë, dielli, hëna dhe yjet, të gjitha lëvizin sipas një rregulli. Secili nga këto yje të panumërta lind në kohën e duhur dhe secili prej tyre as nuk ngelet prapa dhe as ecën përpara në kohën e vet.
Thotë Zoti në Kuran:“E krijoi njeriun prej një embrioni, kurse ja tek i bëhet ai një kundërshtar që “s’i pushon goja’!” (Nahl: 4). “Dhe po qe se i japim njeriut ndonjë të mirë nga ana jonë dhe pastaj ia marrim, pa dyshim që ai bëhet krejt mosmirënjohës dhe e humb shpresën!..” (Hud: 9)
Tregohet se dikur një bari para se të shiste qumështin e përziente atë me ujë duke pretenduar se ishte i pa përzierë, kështu që thuhet se Zoti dërgoi një përmbytje e cila ia mbyti të gjithë delet e tij . Ndërsa ai ngeli i shokuar prej kësaj ,kështu thuhet se ai pa në ëndër dikë që e pyet : A ngele i shokuar prej asaj që ndodhi me delet e tua ? Po iu përgjigj burri . Zëri iu përgjigj: Shkaku i gjithë asaj ishin ato gllënjka uji që ti hidhje në qumësht kështu sa herë që ti shtoje ujë aq herë edhe sasia e shiut që ra u shumfishua derisa u shkaktua përmbytja” .
Kudo që të shikosh qoftë në shkencë por edhe në fe kupton se kjo botë funksionon me rregullin shkak- pasojë . Kështu ne ekzistojmë sepse dikush ka dashur kështu ,por arsyeja se përse ka dashur kështu është që ne ta adhurojmë Atë që na ka krijuar . Prandaj mendja e “kritikut” i cili merr përsipër të “gjykojë” këtë perfeksion në krijim nuk mundet të perceptojë dot perfeksionin që kanë këto fenomene gjithkund rreth tij pasi vet llogjika e tij ka shumë kufizime , e si mudet të perceptojë se Zoti na ka krijuar për një apo shumë urtësi. Pra askush mos të mendojë se nuk ka asnjë urtësi pas ngjarjeve në univers apo në jetën tonë të përditshme vetëm sepse mendja jonë është tepër lokaliste , e limituar për të kuptuar, perceptuar qoftë edhe vetëm ato që ndodhin në lagjen që jetojmë . Kjo të kujton atë që thotë poeti :
Edhe pse Lakuriqi ditën e qartë me diell sytë nuk i hap dot
Kjo nuk do të thotë se këtë nuk e arrin në errësirën e thellë të natës..
Bartja e farërave nga era në largësi shumë të mëdha është po ashtu një dëshmi e mrekullisë së krijimit, po ashtu krijimi tek shumë farëra i një lloj parashute për ta lehtësuar bartjen, fekondimi i bimëve hermafrodite me ndërmjetësinë e insekteve dhe bletëve, janë që të gjitha nga një shfaqje më vete e rregullsisë ekzistente në Univers, të emërtuar me gjuhën e Kur’anit, “argumentet e Zotit”.