Lidhje


Për ty miku/mikja ime ateiste 4

Nga Alban Gorishti 

 

Momentet e gëzimit për besimtarin nuk janë si momentet e gëzimit tek të tjerët...

 

Shumë prej nesh e kanë provuar të qënit prind dhe e kanë parë me sytë e tyre sesi kur i afrohesh foshnjes tënde ai/ajo shndrit i tëri biles luan këmbë e duar nga gëzimi i prezencës tënde dhe kjo ndodh vetëm me prindërit pasi ata janë kujdestarët më të afërt. Ky këndvështrim më kujtoi se njeriu gjatë gjithë jetës së tij dhe sidomos në momente gëzimi në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme dëshiron të njohi Atë qënie që e ka vendosur në këtë tokë që ti shprehi më së paku mirënjohje drejtpërsëdrejti pa ndërmjetës. Ndaj këtu gjërat ndahen, kur njeriu rritet dhe merr posedim të plotë të llogjikës së vet ata që më tepër e vlerësojnë këtë vendosje në këtë tokë  (besimtarët) shpresojnë një ditë se vërtet do ti buzëqeshi fytyra dhe do të jenë të hareshëm, tamam sikurse ajo foshnja e cila lëviz duart e këmbët prej gëzimit kur sheh prindërit e vet, në momentin e takimit me atë i Cili i vendosi në këto mirësi qoftë më parë në jetën tokësore por edhe më pas në atë qiellore.

 

Ndërsa ata të cilët e kanë humbur pafajsinë e “fëmijërisë” (ateistët) si pasojë e mpirjes së natyrshmërisë së tyre me lloj lloj filozofish trishtuese nuk do ta kenë dot fatin për të patur "gëzim si ai i foshnjës". Imagjinoni këtë skenë madhështore kur ti vërtet do të jesh përballë krijuesit tënd pasi e ke besuar vazhdimisht atë takim duke mos u ndikuar nga asnjë filozofi tjetërsuese të konceptit të pafajsisë fillestare. Mua më duket vërtet sikur po e imagjinoj besimtarin në rolin e asaj foshnjës i cili do të luajë nga gëzimi si pasojë e afrimit të momentit të shumpritur, moment kur do ti rrëfejë këtij Krijuesi sesa mirënjohës është për gjithçka që ka bërë për të. Ashtu sikurse falenderon mikun e afërt i cili të ka qëndruar afër dhe të ka ndihmuar në çastet më të vështira.

 

Por tek njeriu ka diçka më shumë se instinkti i kafshëve: aftësia për të gjykuar. Nuk ka asnjë kafshë tjetër veç njeriut që të mund të numërojë gjer në dhjetë. Apo që të mundet ta rrokë kuptimin e numrit dhjetë. Instinkti i tij është si tingulli i vetëm i dalë nga ndonjë instrument: i hijshëm për dëgjim, por i kufizuar! Kurse mendja e njeriut i përmban të gjitha tingujt! Nuk ka nevojë për shumë përpjekje për ta kuptuar këtë. Sa mirënjohës duhet të jemi që zotërojmë aq mundësi mendimi, arsyetimi e gjykimi . E kanë quajtur virtyt gjithçka që është vazhdimisht e dobishme, ndërkaq ves - gjithçka në karakterin e njerëzve përreth që i dëmton...”.

 

Për Holbachun: “.....ndërgjegjja është vetëdije për efektin që veprimet tona mund të kenë për të afërmit tanë, ndaj, sipas efektit të kundërt, edhe për veten tonë...”, kurse ndërgjegjja e vrarë është “frika që ndiejmë kur parafytyrojmë se veprimet tona mund të na kthehen pas në formën e urrejtjes dhe revoltës e asaj që na rrethon” (Holbach, Systeme de la Nature).

 

Qartazi, njeriu i Darvinit nuk ka reaguar darvinisht në botën, pjesë e së cilës është. Përse njeriu primitiv çdokund dhe çdoherë që ndeshej me botën reagonte përmes religjionit? Përse përmes tij gjithkush shprehte frikën, ankthin, zhgënjimin? Përse kërkonte “shpëtim” dhe nga çka kërkonte shpëtim? Njeriut më të pazhvilluar, njeriut primitiv, sipas logjikës së evolucionit, është dashur t’i paraprijë tipi më i zhvilluar i shtazës. Mirëpo, po t’i krahasojmë këta dy anëtarë fqinj të zhvillimit, s’mund t’i shmangemi dyshimit se është fjala për një dallim esencial, të pakalueshëm. Në këtë pamje këto janë dy krijesa tërësisht të ndryshme dhe s’mund të merret me mend se i dallon vetëm një distancë, e vogël a e madhe qoftë, në evolucionin e botës së gjallë. Parimi i ekzistencës shtazore është efikasiteti, dobia, utilitariteti. Parimi i ekzistencës së njeriut - në qoftë se është njeri - s’është i këtillë. Shtaza është e natyrshme. Njeriu është i “mbinatyrshëm”, iracional, i pakuptueshëm, i pabesueshëm, madje racionalisht i pamundshëm.

 

Veprimet që vëmë re tek kafshët nuk lënë asnjë dyshim se është një krijues i mirë i cili u ka falur atyre të vetmen mbështetje për ta, atë që i thonë “instinkt”. Pasi qëndron për vite të tëra në det, i vogli i peshkut salmon kthehet në përroin që është vatani i tij origjinal, madje pikërisht në vendin ku ka lindur, në bregun ku përroi derdhet në lumë... Ç’është ajo gjë që e çon atë pikë për pikë tek vendi ku ka lindur, tek “vendi amë”? Ose më sakt kush ia inspiroi atij këtë instikt ?......

 

Gjithsesi edhe pse deduktimet janë të qarta por lidhjet psikologjike për të arritur për tek këto deduktime duhet në fillim të kalojnë nëpërmjet zemrës ,nëpërmjet instrumentit që e mirë-përdor apo e keqpërdor këtë informacion ,prandaj edhe feja i kushton rëndësi të jashtëzakonshme këtij organi . Por feja ia rrit efikasitetin deduktimit llogjik e bën atë të prekshëm dhe kollaj të përcjellëshëm nëpër breza . Ndodhte që kur ndonjëri dëgjonte një fjalë të mirë nga një njeri i mirë, thoshte: “E ka frymëzuar ndonjë engjëll.” Kur dëgjonte të kundërtën e saj thoshte: “E ka frymëzuar Shejtani.” Engjëlli i tregon zemrës të vërtetën, ndërsa ajo ia përcjell gjuhës, kurse Shejtani i tregon zemrës të pavërtetën, dhe ajo ia përcjell përsëri gjuhës.

 

Kështu pra në gjithë përpjekjen që njeriu bën gjatë jetës së tij për tu takuar me Shkakun kryesor të krijimit dhe formësimit të tij, duhet medoemos të anojë nga rruga që këtë “enë” (zemrën) e mbush vetëm me gjëra të cilat do të afrojnë perceptimin e saktë tek ai dhe padyshim do të afrojnë ndihmëtarin (engjëllin) i cili e forcon këtë të mirë tek ai  dhe kurrsesi devijuesin (djallin) i cili bën çmos tia errësojë këtë perceptim. Tek e fundit e keni parë sesa pyetje dhe dilema boshe ka njeriu në kokë kur vjen puna tek besimi i të mbinatyrshmes, Zotit, teksa nga ana tjetër sa pak dilema ka në kokë kur “shijon” të mbrapshtën apo apatinë në të cilën shpesh uni i tij e zhyt me shumë lehtësi!

XS
SM
MD
LG