Lidhje


Për ty miku/mikja ime ateiste 5

Nga Alban Gorishti

 

Ëmbëlsia e llogjikës së shëndetëshme

 

Një nga tipologjitë e njerëzve që kam patur më tepër bezdi në jetën time është burri që përkundër moshës së vet lë shumë për të dëshiruar intelektualisht, vitet në kurriz i kanë shërbyer vetëm për proceset më jetësore, i tilli më kujton atë frutin i cili me pjekjen e vet thartohet.  Ndërsa njeriu që realisht shquhet si krijesë me intelekt duhet të jetë si puna e atij frutit që sa më tepër e le në degë aq më i ëmbël  bëhet.

 

Fjala “akl” (mendje, arsye) vjen nga arabishtja “ikal” që quhet rripi që i lidhet devesë në gjunjë me qëllim që të mos ngrihet e të mos shëtitë pa fre në shkretëtirë. Po kështu, edhe për njeriun, mendja (arsyeja) është një fre (mjet lidhës) që s’e lë të bëjë si të dojë. Thelbi i shpalljes tek të gjithë pejgamberët është burimi i tërë arsyes. Ndërsa çdo revizionist (marksist , leinist, darvinist, utopist) pretendojnë se ka një përplasje mes këtyre dyjave (intelektit dhe shpalljes), kjo automatikisht nënkupton se Zoti ka gabuar.

 

Me fjalë tjera, të hedhësh idenë apo të përjetësosh idenë e pasjes së një përplasjeje mes intelektit dhe Shpalljes do të thotë të pohosh se Zoti dërgoi një porosi e cila është e papajtueshme me procesin e mendimit intelektual njerëzor. Ky fakt është një demonstrim i arrogancës së të gjitha grupeve filozofike. Përse njeriu pikërisht sot në kohët moderne edhe pse jeton më mirë, me më tepër komoditete është më i pakënaqur psikologjikisht? Nëse vuajtjet na lartësojnë dhe kënaqësitë na topisin, atëherë kjo ndodh ngase kemi shpirt (esencë emotive) dhe se pikërisht ky tipar na dallon nga “paraardhësit” tanë shtazorë.

 

Racionaliteti është që kur dëgjon të gënjeshtrën ta përgënjeshtrosh atë ndërsa kur dëgjon të vërtetën ta pasosh, por përse njeriu shpesh madje me dëshirë vepron ndryshe ? Shpesh pra edhe pse mirë e kupton se po gabon përsëri njeriu nuk ndalet nga veprimi racional por ndjek iracionalitetin e zemrës (epshit, esencës së vet individuale). Zoti thotë : Ata i dëgjojnë gënjeshtrat (pra gënjejnë shumë, përgënjeshtrojnë ) dhe e hanë shumë të ndaluarën (ryshfetin,kamatën, pasurinë e ndaluar )....” Maide 42 .Pra i tillë është edhe njeriu, ku përdor më tepër irracionalen edhe pse e gabuar sesa racionalen e cila ofron qartësi dhe qetësi kuptimore.

 

Sipas njohurive më të reja të biologëve, entropia është nocion thelbësor i përkufizimit të jetës. Njësia sasiore e çrregullimit (randomness, çrregullim) të një sistemi, quhet entropi .Të gjitha ligjshmëritë që sundojnë materien në analizën e fundit reduktohen në entropi, që do të thotë në çorganizimin universal, në rënien e sistemit tek shkalla më e ulët e rendit dhe energjisë. Anasjelltas, vetia elementare e sistemeve të gjalla, brenda së cilës redukohen të gjitha të tjerat, është kundërvënia ndaj entropisë, gjendja e “antientropisë”, aftësia e tyre që nga e thjeshta të bëjnë të përbërën, nga kaosi rendin, pra të mbajnë sistemin (qoftë edhe përkohësisht) në një shkallë më të lartë të energjisë. Çdo sistem material (irracional ) lëviz në drejtim të shkallës më të lartë të entropisë, kurse çdo sistem i gjallë (“racional”) shkon në drejtim të kundërt. Ato janë “shpinë për shpine” me njëra-tjetrën, sepse ashtu siç  thotë shkencëtari sovjetik i kibernetikës, Kuznjecovi  “jeta lëviz kundër erës së ligjshmërisë mekanike”. Pra nëse në fillimet e universit ka mbretëruar një gjendje entropie ,kush e orientoi atë kah gjëndja e ‘antientropisë”  prodhim i së cilës jemi edhe ne? Propozuesi më i famshëm i teologjisë mekanike ishte William Paley, një prift anglikan. Në librin e tij Teologjia Natyrore, botuar në 1802, ai argumentoi se nëse dikush do të gjente një objekt si një orë, ai do të ishte i detyruar të konkludonte në fund të shqyrtimit të  tij dhe vëzhgimit në dizajnin  dhe precizitetin e saj  të ndërlikuar se: 'duhet të ketë ekzistuar’, në një kohe dhe në ndonjë vend ose një tjetër, një artizan, i cili e kuptoi funksionimin e saj  dhe projektoi po ashtu përdorimin e saj, i cili e formësoi  atë për qëllimin të cilin ne e verbalizojmë aktualisht .

 

Disa studiues të huaj kanë thënë “Makinat,kompiuterat mundet të jenë në gjendje të bëjnë gjithçka që bën njeriu. Gjithçka përveç dy gjërave: s’do të mund të jenë religjiozë dhe të shkruajnë poezi. ”Kush mundet ti spjegojë më së miri ekulibrat në natyre , kush mundet ti përcaktojë ato më së miri sesa Ai i cili i ka vendosur ato ? Kush e mësoi ngjalën të shumohet vetëm në një vend në gjithë këtë rruzull , kush e mësoi atë të rikthehet përsëri në ujrat ku kanë jetuar paraardhësit e saj? Etj,etj.

XS
SM
MD
LG