Për ty miku/mikja ime ateiste 11
Nga Alban Gorishti
A orienton Bibla kah Darvinizmi 2-3 ?
Dikur është thënë nëse kërkon në librat e shkences do ta gjesh pergjigjen drejtë per ekuacionin tënd ndersa nese do të hulumtosh në kerkim të se vërtetës do ta gjesh fene e saktë.
Dikur isha pikerisht hulumtues per të gjetur atë hyjnoren e pashtrembëruar, njëkohësisht gjatë këtij hulumtimi kam përshkruar religjone dhe ideologji të shumta, por asnjëherë nuk e kam kuptuar dot librin e të krishtereve nëse ai është biografi, libër ungjillizues rrëfimesh apo është fjalë e Hyjit (siç ata pretendojnë) ? Shpesh jam përpjekur të gjej nje lidhje llogjike ndërmjet citateve dhe besimit të tyre por nuk kam mundur dot, edhe pse dikur kam qenë lexues i literatures së tyre.
Sipas Eduard Gibonsit një nga perlat e botes pagane, bibloteka e Aleksandrisë e themeluar nga Ptolomeu e dogjen fanatiket e krishterë me njëfare kryepeshkopi të quajtur Teofil, ndodhi ku jane regjistruar edhe vrasje të shkencetareve të cilët hulumtonin në të. Thuhet se ajo bibloteke ka pasur një volum të madh të punes shkencore e cila sipas të krishterëve ishte diçka e cila shkonte kundër besimit të krishterë. Një humbje vërtet e madhe për botkuptimin e vjetër shkencor por po ashtu atë modern.
Mund të themi se gjatë tërë shekujve janë mbajtur koncile të ndryshëm, duke ndryshuar, shtuar diçka të re në krishtërim i cili dalngadalë ka arritur deri tek forma e “stërpunuar” të cilën e shohim sot. Madje, kjo vazhdon edhe në kohën e sotme, ku Papa me seli në Romë, sipas besimit të tyre, është në shkallën e apostullit të Jezusit, madje konsiderohet si zëvendës i Krishtit në Tokë dhe sipas kësaj ai mund të ndryshojë shumëçka në besimin e krishterë, sepse ai njëherësh është edhe i frymëzuar nga shpirti i shenjtë (siç pretendohet nga doktrina e tyre). Deri tani janë mbajtur shumë koncile, duke ia filluar me Koncilin e Nikesë (viti 325), kurse i fundit ka qenë Koncili i dytë i Vatikanit (1962-1965), që është mbajtur në Vatikan.
Nëse shkencëtarët në botën e hershme të krishterë janë “penduar” për tiu shmangur stivës së druve, në Kordobë në kohen e kalifatit thuhet se në biblotekën e saj ka patur mbi 400 mijë libra. Aty është transmetuar shkenca greke, indiane, perse. Dhe thuhet se sikur librat e kësaj bibloteke të kishin mbritur tek ne, sot bota do të ishte më se paku 100 vite para por kleri i krishterë i asgjësoi nga frika (sipas tyre) e herezise dhe mbarsjes me shpirtin e djallit.
Kështu pra para baticës së materializmit dhe pushtimit të perendimit nga ateizmi, qoftë krishtërimi por edhe hebraizmi tregojnë paaftësi per tu mbrojtur me dinjitet dhe seriozitet. Shoqëria materialiste here pas here ka hedhur ide ofenduese dhe përqeshëse mbi Zotin por shumë pak ka hasur në kundershtimin e atyre që quhen “mëkembesit e krishtit në toke” kjo tallje e ka shpënë perendimin shume larg hyjnores duke e stigmatizuar kështu shkencoren si diçka të papërputhshme me religjonin dhe madje shpesh duke e hynjëzuar shkencën që prej materializmit modern u konsiderua si shëlbyese e prapambetjes që ka përcjellë religjoni .
Kjo ndoshta ngaqe mungesa e hyjnores në tekstet biblike është kaq e qartë saqë frenon lidhjen me të ashtequajturin besim shkencor. Pra ato (besimi shkencor) janë disa të vërteta që Zoti i ka projektuar në univers por që njerëzit e mençur i kane zbuluar kohe pas kohe. Dhe padyshim kjo duhet ta lidhi së tepërmi fenë me shkencën, ndërsa qartazi kjo ne krishterim dështon në disa këndveshtrime përgjate kesaj permbledhje "bestseller" të quajtur Bibël. Prejardhja e Jezusit në Bibël është kjo: “Pasardhës i mbretit David” (Romakëve 1:3), “Pasardhës i Davidit dhe Abrahamit” (Mateu 11:19). Por përsëri sipas saj Jezusin e tundoi djalli. Bibla thotë: “Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte”. (Mateu 4:1) “dhe qëndroi në shkretëtirë dyzet ditë, i tunduar nga Satanai”. (Marku 1:13). P. Kannengiesser jep për autorin e Ungjillit këte mendim:“Nga të katërt Ungjilltarët Luka është më i ndjeshmi dhe me letrari ai i ka të gjitha cilësitë e nje romancieri”
Mourice Bucallie thotë se :”Shën Agustini ka konsideruar se Marku i dyti sipas rendit tradicional të paraqitjes (pra ungjilli i tij) është frymezuar nga Mateu, të cilin e ka rezymuar kurse Luka i cili në dorshkrime mban vendin e tretë (sipas të dhënave kronologjike) është shërbyer me të dhëna të njërit dhe tjetrit (pra thjesht ka bërë një përmbledhje të njërit dhe tjetrit). “
Pra siç thamë më siper Bibla të lë shumë pak vend në të imagninuarit e saj si një liber i një besimi trashendencial, prandaj si mundet që njeriu prej saj të vërtetojë diçka ne aspektin shkencor ndërsa ky i fundit ka nevojë për burimin e vet të pandryshuar hyjnor.
Prej argumenteve më domethenës të fesë Islame është se perveç ajeteve Kuranore bashkë me to janë ruajtur edhe shkaqet e zbritjes së ketyre ajeteve, dhe ky është aspekti me shkencor që mundet të gjesh nëse do të vertetosh se një material historik është shkencerisht i saktë. Kjo pasi shkenca ka të beje pikerisht me ruajtjen e spjegimit të ardhjes në jetë të diçkaje, si psh, shiu bie pasi kemi ndryshim temperature në atmosferë duke krijuar kështu kondensim e cila shkakton rënien e shiut, kështu pra njohja e shkaqeve të zbritjes së ajeteve kuranore i mundëson besimtarit të dijë se çka është e kushtëzuar në tekst, cila zgjidhje është konkrete dhe çka duhet të merret si rregull dhe parim.
Para disa ditësh hasa në një sajt të krishterë ku admini kishte marrë persiper të bente analizë të ajeteve kuranore në menyre shumë të percipët pa marre parasysh arsyet e zbritjes së këtij teksti apo atij tjetrit, kështu kishte dalë në disa konkluzione qartazi dashakeqe.
Kjo me kujtoi se sa qesharak është arsyetimi i disave të cilet parimisht e kane pranuar vete që një perqindje e madhe e librit të tyre të shenjte është redaktuar më shumë sesa një herë . E gjithe kjo në një kohë ku të katër Ungjijtë kanonikë nuk ishin ungjijtë e vetëm në qarkullim. Vendimi, se çfarë duhet të jetë në Bibël dhe çfarë jo, u mor sipas gjykimit të njerëzve. Në Islam nuk u mbajt asnjë konferencë, në të cilën do të përcaktohej se cila sure duhet të jetë e cila mos jetë në Kuran. Në Dhiatën e re, të katër Ungjijtë tregojnë jetën dhe misionin e Isait, Jezusit , kurse Kurani nuk është një biografi e Muhamedit alejhi selam shkruar nga pasuesit e tij. Ky është një dallim shumë i madh ndërmjet Biblës dhe Kuranit.
Ne doracakun” Codex Vatikanus”, botimi Vatikanit i vitit 1965 tregon per kopjimin e tekstit të “shenjtë” të shek të X se nje shkrues i ka rishikruar me bojë shkrimi të gjithë fjalet përveç atyre që i ka konsideruar të sakta . Duke thënë : ”Ende nuk kemi pasur sukses që përfundimisht të dallojmë duart e ndryshme që kanë korigjuar dhe shpjeguar dorëshkrimet gjatë shekujve, një numer i dukshëm korrigjimesh është bërë në momentin e përmirësimit të tekstit “.
Një nga pretendimet më të padobishme sot tek i cili janë bashkuar bashke të krishteret, ateistët dhe hebrejtë është se Islami, Kurani nuk kanë asgjë shkencore, por realisht sot i vetmi besim përballë -izmave të mileniumit të ri është vetem Islami. Por kjo” kryqëzatë” injoroi teoritë bashkohore të vokalizuara nga Kurani 1400 vite me parë, harruan të kaluarën mbresëlënëse të shkencës si prodhim ekskluziv i muslimaneve, harruan se Islami e pasuroi botën me shkencë dhe besim ndërsa ateizmi perendimor e dënoi pikerisht këtë lidhje shkencë besim si pasoje e atyre qe sot bejnë aleanca me ata që edhe nëse do të jetonin në kohen e mrekullive profetike (si ndarja e hënës) do ti mohonin ato “zbulime”, pikërisht ky fakt më kujtoi ajetin “Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: “Është re e dendur!” Tur
Kështu pra në driten e ketyre dhe shumë fakteve të tjera lind pyetja, si mundet ta gjejë në bibel “ Perëndinë” një ateist sekularist?!
-----------------
Dikur isha lexues i “Ungjijve” nga cilado anë të vinin ato, kudo që ti gjeja, por sot pas pothuaj 20 viteve mundet të pohoj me bindje se për kohen leximi i tyre më largonte më teper nga aspekti i arsyes shkencore dhe mbi të gjitha asaj fetare. Këtë e pohoj shumë thjesht, pasi në me teper se disa raste për atë kohë (per shkak të pakuptueshmerisë së anës racionale/emocionale në Bibël) kam ngelur peng e paqartesive dhe dyshimeve që vet parimet e asaj feje përçojnë. Nje rast ka qenë kur një i supozuar “shërues” erdhi në qytet duke pretenduar “shërimin” për semundje që janë zakonisht të pasherueshme . Për kohën kjo më futi në pikpyetje dhe lëkundje të shumta për besimin në të cilin aderoja aso kohe . Po ashtu për shkak të pasionit për kinematografinë shkencore jo pak here bija pre e besimeve “Hollivudiane” të cilat shpesh i lekundnin pretendimet e një feje monotesite e një feje faktikisht që pak ka të beje me teoritë e vërtetuara shkencore.
Shpesh mungesat e theksuara të balancimit shpirtëror krahas atij trupor në besimin parimor Biblik është gjeja me e rendomte që ndjen një i krishterë.
Kjo pasi ata e ndajnë materialen nga religjozja.
Religjiozi niset nga ekzistenca primare ose ekskluzive e shpirtit.
- Materialisti niset nga ekzistenca primare ose eksluzive e materies.
- Fetari niset nga ekzistenca njëkohësisht e të dyjave, e shpirtit dhe e materies.
Civilizimi në këtë prizëm është produkt i kulturës ose kulturave. Sipas Speglerit civilizimi është ”Rezultat i domosdoshëm i kulturës. Ai ndodh kur potenciali i tërësishëm i shpirtit trupëzohet në popuj, gjuhë, qëndrime religjioze, arte dhe shkenca, atëherë kultura humbet forcën, vdes dhe shndërrohet në civilizim. Në këtë këndvështrim ai e sheh civilizimin si organizëm të ndarë, të pavarur, i cili është konsumuesi, tretësi dhe asimiluesi i kulturës, pasi ka marrë prej saj tërë materialin e nevojshëm të akumuluar”.
Dy tendenca qartësisht e përcjellin raportin e fesë me qytetërimin perëndimor (te krishterë) :
1- Qytetërim jofetar, produkt i ndryshimeve social – kulturore dhe ekonomike, i bazuar në ,Shkencë, teknologji dhe komunikim.
2- Qytetërim thellësisht kristjan dhe përjashtues.
Pavarësisht kësaj, qytetërimi perëndimor ka një influencë të dukshme të kulturës krishtere, katolike dhe protestante. Krishterimi, qysh kur u bë fe zyrtare e Perandorisë Romake mbetet frymëzuesi dhe përkrahësi i mendimit europian. Çdo europian, qoftë dhe ateist, përsëri,etika, sjellja, psikologjia e tij, kanë rrënjë në traditën e krishterë.
Realisht askush prej krishtereve nuk di të ndaj midis dy a tre të njejtave por të cilat janë të orientuara në kisha të ndryshme, kështu edhe pse ndryshimet e besimit midis katolikëve, ortodokesve dhe protestanteve jane të imta por mardheniet midis tyre jane “simetrikisht” të kunderta. Kjo është vështirësisht e shpjegueshme nga cilido i krishterë klasik apo protestant.
Realisht amullia dhe pasiguria shkencore dhe besimore është e prekshme në jeten e shumë prej pasuesve të librit (të krishterë dhe hebrej). Kjo pikërisht e thellon hendekun midis librit dhe dijes, midis besimit dhe bindjes, kjo vjen pikërisht si pasojë e dhënies së religjonit trajta më tepër kulturore sesa fetare, akademike, juridike. Kjo shihet qartë edhe tek fakti se në krishtërim Zoti është përfytyruar sipas trajtes njerezore për këtë edhe në çeshtjen e Sabatit sipas Dhiatës së Vjetër apo të Dielles sipas versionit të ri të Testamentit, për të interpretuar këtë ngjashmeri siç pushon njeriu pasi lodhet detyrimisht edhe Zoti duhet të “pushojë”. Kjo pra e ngre nivelin e material dhe e ul ate të fetares (hyjnores), e “ul” Zotin dhe e “hynjëzon” njeriun, e dobëson bindjen dhe e forcon dyshimin, si mundet Zoti i Lartesuar të ketë atributet e njeriut?
Duhet theksuar se dallimi kryesor mes Biblës katolike dhe Biblës protestante ka të bëjë me çështjen e librave që gjenden në të. Në Biblën katolike (Bibla – Përktheu dhe shtjelloi Dom Simon Filipaj, Ferizaj, 1994) dhe në atë protestante (Bibla- Diodati i ri, përkthim 1991-94) dallimi qëndron në faktin se Bibla katolike ka 7 libra më tepër se Bibla protestante, kurse të dyja fetë librin e tyre e quajnë të shenjtë. Atëherë, shtrohet pyetja – pse ky dallim ndërmjet Biblave? Cila është, në të vërtetë, Fjalë e Perëndisë? Apo natyrshem lind pyetja fjala e kujt është bibla?
Këtë gjë na e rrëfen vet njeri prej autorëve të Ungjillit. Tek Ungjilli sipas Lukës, ai vet shkruan : “Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, M`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.” (Luka, 1:1-4). Ky shkrim pra i drejtohej Teofilit personalisht nga Luka dhe jo njerëzimit nga Perëndia (fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar).
Aspekti shkencor ne gjuhen Kuranore dhe ai aspak shkencor ne atë të Ungjijve:
Gjuha është elementi me domethënës i së shenjtës së një libri, kjo pasi ruajtja e saj e pandryshuar dëshmon pikerisht mrekulline e një feje. Me arabishten kjo ndodhi pikerisht kur zbriti Kurani ndërsa akoma sot e kesaj dite është e paqarte se cila është gjuha në të cilën librat e tjerë, të fesë së krishtere, kanë zbritur. Ana më e dukshme shkencore e Kuranit më së tepermi ka të bëjë me ruajtjen e mahniteshme qe ai i beri gjuhes arabe, fakt që përgjatë shekujve e ka bërë të vështirë për popujt ruajtjen e shprehisë gjuhësore, këtu ndoshta edhe akademitë me të famshme do të dështonin në ruajtjen perfekte (origjinale,arkaike) të një gjuhe. Ndaj sikur edhe shoket e profetit alejhi selam të ketheheshin në jete pas 14 shekujsh përsëri do ta njihnin dhe do mundeshin mjaft lehte të komunikonin në gjuhen e dadit (arabe). Ndërsa kjo nuk mundet të pohohet dot per nje libër siç është ungjilli i cili supozohet të jetë fjala e Zotit e zbritur në aramaishten e vjeter, por që pastaj si zvendësuese e saj është pranuar varianti gjuhesor grek dhe ai latin. Pra në cilën gjuhe është ruajtur realisht ky liber? Kjo mungesë përgjate shekujve ka mundur që të fusi ne keto libra frymen e gjuhes ateiste, darviniste, dhe padyshim gjuha ia ka humbur Ungjillit aspektin e tij shkencor, kjo pasi nje gjuhë qe transformohet me kalimin e shekujve e ka fillesen e saj padyshim në transformimin e gjuhës brenda librit të “shenjtë”, pra na bën të themi me bindje se bibla është larg të qenit një libër që përfshin edhe shkencen brenda saj.
Arbuthnot ( Në “The construction of the Bible and the Coran”, Londër 1888, f. 5)shkruan: “Kur’ani, për nga aspekti letrar, konsiderohet kryevepër e gjuhës më të pastër arabe. Është vërtetuar se, në disa raste, gjuhëtarët i kanë formuluar rregullat e gjuhës për t`i përputhur dhe përshtatur me shprehjet dhe frazat e përdorura në Kur’an. Edhe përkundër përpjekjeve, që të shkruhet një vepër e ngjashme me të për nga elokuenca, nuk u arrit ndonjë sukses. Kodifikimi i plotë i tekstit kur’anor është bërë brenda njëzet viteve, pas vdekjes së Muhammedit alejhi selam më vitin 632, dhe ka mbetur pa asnjë ndryshim deri në ditët tona. Mjerisht, një gjë e tillë, nuk mund të thuhet për Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re“.