Lidhje


Çlirimi i dytë i Kostandinopojës dhe dimensionet gjeo-apokaliptike të shenjave të kiametit

Nga Alban Gorishti

 

Para disa ditësh ministri izraelit i Diasporës dhe Luftës Kundër Antisemitizmit, Amichai Chikli, nisi një sulm të ashpër dhe mjaft kërcënues ndaj Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën, duke kritikuar ashpër rolin e Turqisë në rajon. Ndër të tjera ai tha se:  "Turqia është Irani i ardhshëm, dhe Erdogan është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballet Izraeli" dhe se  "Pas 10 vitesh, Turqia do të jetë shqetësimi ynë kryesor". Ajo që po e shtyn Izraelin drejt këtyre veprimeve ilegjitime është dëshira për të rikthyer një të kaluar të lavdishme, por kjo po krijon dhe kam frikë se do të krijojë akoma më tepër vuajtje.

 

Profeti Muhamed alejhi selam parashikoi pushtimin e Kostandinopojës kur myslimanët mezi ushtronin kontroll mbi Gadishullin Arabik. Në fakt, në kohën e kësaj profecie, i vetmi vend që Profeti alejhi selam  dhe shokët e tij kontrollonin ishte një qytet shumë i vogël i quajtur Jethrib (Medina). Vetëm në vitin 1453 të erës sonë ndodhi përmbushja e kësaj profecie nga turqit osmanë. Ata arritën ta merrnin atë nga romakët që e kishin sunduar qytetin për më shumë se 1000 vjet.

 

Sipas narrativës islame çlirimi i dytë ende nuk ka ndodhur akoma. Arsyeja se pse çlirimi i dytë lidhet me çastin e fundit të kësaj bote është sepse shenja të tjera të përmendura në rrëfimin profetik janë shenja të orës së fundit, të tilla si "lufta e madhe", "dexhali", "lulëzimi i Jerusalemit", “rrënimi i Medines” etj. Për shembull, "lulëzimi i Jerusalemit" mund të jetë në proces, pasi disa shtete arabe si Jordania, Egjipti dhe së fundmi Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sudani dhe padyshim prapa skenave Arabia Saudite, pranuan dikur sovranitetin e paligjshëm të Izraelit mbi Palestinën. Izraeli e ka shpallur në mënyrë të njëanshme Jerusalemin, një territor të diskutueshëm, si kryeqytetin e tij të ri dhe SHBA-të madje kanë zhvendosur ambasadën e tyre në qytet, dhe kështu kanë bërë edhe vende të tjera.

 

Profeti a.s  tha: “Rigjallërimi (ekonomik, social) i Jerusalemit (ose ndërtimi i tempullit) do të ndodhë kur Jethribi (Medina) të shkatërrohet, gjendja e rrënuar e Jethribit do të ndodhë në vigjilie të masakrës (luftës) së madhe, shpërthimi i luftës së madhe do të ndodhë kur të realizohet çlirimi i Kostandinopojës dhe çlirimi i Kostandinopojës do të ndodhë kur të dalë Dexhali (Antikrishti)…”

 

Profeti a.s tha: “Romakët do të hyjnë në një traktat paqeje me ju, pastaj ju dhe ata do të luftoni një tjetër forcë armike, dhe ju së bashku do të jeni fitimtarë…. Pastaj Romakët do të tregohen të pabesë (duke e thyer traktatin) (dhe do të mblidhen) për betejën e ashpër (melhame).” Një tjetër shok i Profetit a.s, Xhabiri tha: "Dexhali nuk do të shfaqet derisa të keni luftuar kundër Romakëve."

 

Ky çlirim i dytë i qytetit (Stambollit) nga një ushtri muslimane mund të imagjinohet vetëm sipas dy mundësive: Së pari, nëse qyteti do tu rimerrej muslimanëve nga Romakët (pra ripushtohej) nëpërmjet një sulmi ushtarak dhe më pas do të mbetet nën kontrollin e plotë të autoriteteve romake. Mundësia e dytë është nëse kontrolli musliman aktual mbi qytet të zëvendësohet, nëpërmjet një grushti shteti, me një qeveri jashtëzakonisht pro-romake që e shndërron Turqinë në një shtet tërësisht të varur të tyre pa asnjë politikë të pavarur të vetën. Të dyja rastet do të konsideroheshin humbje e kontrollit musliman.

 

Disa fuqi moderne evropiane e konsideruan veten si pasardhëset e Perandorisë Romake, si Rusia, Shtetet e Bashkuara,  Franca dhe aleatët e saj. Pas shekullit të 16-të, kur Rusia doli si një fuqi politike, ajo e konsideroi veten si pasardhëse legjitime të Perandorisë Romake, duke e shpallur veten "Romën e tretë" dhe mbrojtësen kryesore të krishterëve të tjerë fqinjë kundër osmanëve dhe persëve. Politika e jashtme e Rusisë moderne në shumë mënyra është një vazhdim i këtij objektivi kryesor. Etërit themelues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u frymëzuan gjithashtu nga perandoria Romake në shumë mënyra, si Shqiponja është simboli i të dyjave, dhe mbishkrimet latine romake mund të gjenden në të gjitha 13 vulat e shteteve origjinale, si dhe në Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara:Novus ordo Seclorum ("Një rend i ri shekullor"). Është e rëndësishme të theksohet se Kostandinopoja luajti një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në mbijetesën e Perandorisë Bizantine.

 

Nga këto narrativa dhe të tjera duket sikur Jeruzalemi dhe çlirimi i ardhshëm i Kostandinopojës (Stambollit) janë të lidhura në shumë dimensione, jo vetëm në dimensionin eskatologjik por edhe atë gjeopolitik. Eventet e fundit në Palestinë duket sikur po e çimentojnë më tepër këtë narrativë. Edhe pse ajo që po ashtu dijmë nga narrativa profetike është se:  “Gjithmonë do të ketë një grup nga Ummeti im që do të triumfojë, ata do të qëndrojnë vazhdimisht në të Vërtetën...”.

 

Palestinezët kanë luftuar kundër shtypjes sioniste për gati 75 vjet, veçanërisht intifada (kryengritja) palestineze që filloi në vitet 1980 dhe vazhdon të zhvillohet në forma të ndryshme, siç është intifada e dytë e fillimit të viteve 2000 dhe të gjitha kryengritjet e vogla dhe të mëdha nga rezistenca në Gazën e pushtuar, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem. Pavarësisht se shumë kombe fqinje arabe me ushtri më të forta, palestinezët kanë luftuar vetëm për ekzistencën e tyre, ndërsa vendet e fuqishme perëndimore qëndrojnë fort pas krimeve izraelite. Por a mundet të jetë ky kërcënim ndezës i eventeve apokaliptike? Ajo që kuptojmë nga eskatologjia islame është se sprovat e ditës apo çastit të fundit nuk janë evente literaliste as në përshkallëzim kohor dhe as në manifestim gjeopolitik. Gjithsesi sikurse dikur Kostandinopoja ka qenë shumë e kërkuar ajo me sa duket do të vazhdojë të jetë e kërkuar edhe në kohët që do vijnë. Madje është një detaj mjaft interesant ku tregohet sesa shumë kanë nxitur narrativat profetike (pavarsisht nga saktësia apo jo e tyre) ku thuhet se Sulejman bin Abd el-Melik, i cili u ngjit në fronin e Umajadëve në vitin 715, vazhdoi përpjekjet e vëllait të tij Welid për të çliruar Kostandinopojën. Një grup dijetarësh e informuan kalifin se Profeti Muhamed a.s kishte deklaruar se pushtimi i Kostandinopojës do të kryhej nga një kalif që ishte emëruar sipas njërit prej profetëve. Fakti që asnjë nga kalifët umajadë para tij nuk kishte mbajtur emrin e një profeti ndikoi në vendim që ai të niste një ekspeditë ndaj saj. Por lidhjet apokaliptike në narrativat islame (dhe jo vetëm) nuk përmendin kohë dhe as epoka të caktuara por evente të njëpasnjëshme sikurse është edhe hadithi që përmend sprovat e mëdha. Kështu sprova e quajtur duheima (e errët si tymi) ose amija es-semaa (e verbër dhe e shurdhër) e cila do të mbulojë çdo shtëpi arabe nga Siria, në Irak, në të gjithë Lindjen e Mesme, gjatë së cilës Umeti do të shqyhet nga luftërat dhe fatkeqësitë do të bëhen aq të rënda sa e drejta do të konsiderohet e gabuar dhe e gabuara do të konsiderohet e drejtë.

 

Gjithsesi ndërtimi apo lulëzimi i Bejtu el makdes (Jerusalemit) mundet të sinjalizojë edhe ndërtimin e tempullit dhe padyshim para kësaj ndërtimin e I.zraelit të madh (siç hebrejtë pretendojnë nga Nili në Eufrat) gjë që në një sens eskatologjik do të thotë se ata i kanë eleminuar të gjithë rezistencën rreth e rrotul tyre (duke e shkatërruar xhaminë Aksa). Gjë që pashmangshëm do të shpjerë në sulmin ndaj vendeve muslimane aty rreth e rotull qoftë si entitet i vetëm apo të ndihmuar nga ndonjë aleat tjetër. Ky skenar ndoshta i mbështetur edhe nga një hadith profetik ku thuhet se : Qyteti i fundit islam që do të shkatërrohet është Medineja”. Por narrativat po ashtu e përshkruajnë shkatërrimin e Medines si boshatisje nga banorët e saj dhe jo domosdoshmërisht shkatërrim i ndërtesve të saj. Gjithsesi nga ajo që kuptojmë nga narrativat e kohëve të fundit (nga ajo që transmetohet në hadithe) të kësaj bote është se do të kalojë shumë kohë që këto shenja të aktualizohen në mënyrën që Zoti dëshiron të manifestohen, ashtu sikurse kuptojmë që këto shenja dhe shumë ndodhi janë jashtë kontrollit tonë ndaj dëshira e hebrejve sionist për ti afruar apo stimuluar këto narrativa eskatologjike është toksike sikurse është edhe blasfemike pasi është e bazuar në një ideolgji pagane në të cilën Zoti dhe njerëzit vendosen në një fushëveprim të njejtë, duke anashkaluar karakteristikat e tyre të rëndomta njerëzore sikurse anashkalojnë edhe sovranitetin hyjnor si koncept i papërlyer nga veprat njerëzore.

 

Duke menduar për këto ndodhi kuptova sesa infantil është angazhimi njerëzor rreth shumë prej situatave futuristike duke mos u shqetësuar aspak për faktin se Vdekja është kiameti i vogël. Kjo pasi sipas islamit ajo të përmbyll ciklin e punëve dhe përpjekjeve ndaj ato çka ke bërë në këtë botë mbeten në përjetësi, e vetëm me ato do të dalësh para Gjykatësit suprem, ato do të të shoqërojnë në jetën e botës tjetër sikurse sipas tyre do të jetë lulëzimi i asaj jete apo shkatërrimi i saj. Këtë hebrejtë dhe ithtarët e tyre nuk po e kuptojnë dot ndaj edhe veprat e tyre po nxihen gjithnjë e më tepër ditë pas dite. Tek e fundit ata që nuk besojnë në humanizëm dhe vepra të mira nuk mundet të besojnë se do të shpërblehen apo ndëshkohen pas jetës së kësaj bote ndaj edhe përpiqen ta ndërtojnë perdanorinë e Mesisë së tyre në këtë botë, teksa kiameti i vogël është më afër njerëzve sesa ai i madhi. Ata po ashtu nuk kuptojnë se mburja nuk është me racën apo prejardhjen por me sasinë e mirësisë dhe përkushtimit ndaj Zotit dhe të vërtetës, me cilin do komb apo etni qoftë ajo e vërtetë. Ndaj edhe profeti ynë na këshillon të aplikojmë si masë mbrojtëse ndaj daljes së atikrishtit leximin e sures Kehf. Kjo jo sepse ky lexim do të na mbrojë në mënyrë literale por sepse kuptimet që pasojnë këtë lexim do të na mbrojnë besimin, e ky besim është mjeti i vetëm i dallimit të së vërtetës nga e pavërteta, sado e fuqishme të jetë kjo e fundit. “Ata ishin djelmosha të cilët besuan në Zotin e tyre e Ne ua shtuam beismin” surja Kehf.

 

 

 

XS
SM
MD
LG