Kurani i Shenjtë flet për detet e thella dhe valët e brendshme të tyre
Allahu ka thënë në Kuran:
" Ose (veprat e tyre) janë si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund ta shohë ai as dorën e vet. Atij të cilit All-llahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë." (Kurani Famëlartë, 24:40)
Ky varg përmend errësirën që gjendet në dete të thella dhe oqeane, ku nëse njeriu shtrin dorën, ai nuk mund ta shohë atë. Errësira në dete të thella dhe oqeane gjendet duke filluar nga një thellësi prej 200 metrash e më poshtë. Në këtë thellësi, pothuajse nuk ka dritë . Nën një thellësie prej 1000 metrash nuk ka fare dritë. Qeniet njerëzore nuk janë në gjendje të zhyten më shumë se dyzet metra pa ndihmën e nëndetëseve ose pajisjeve speciale. Qeniet njerëzore nuk mund të mbijetojnë pa ndihmë në pjesën e errët të thellë të oqeaneve, si për shembull në një thellësi prej 200 metrash.
Shkencëtarët e kanë zbuluar së fundmi këtë errësirë me anë të pajisjeve speciale dhe nëndetëseve që u kanë mundësuar zhytjen në thellësitë e oqeaneve. Mund të kuptojmë gjithashtu nga fjalia e mëposhtme në vargun e mëparshëm, "... si errësirat në det të thellë të cilin e mbulojnë valët mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra, errësira njëra mbi tjetrën ... .", se ujërat e thella të deteve dhe oqeaneve janë të mbuluara nga valët (dallgët) dhe mbi këto valë janë valë të tjera. Është e qartë se grupi i dytë i valëve janë valët (dallgët) sipërfaqësore që ne shohim, sepse ajeti përmend se mbi valët e dyta ka re. Por çfarë ndodh me valët e para? Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se ka valë të brendshme të cilat "qarkullojnë në ndërfaqet e densitetit midis shtresave me densitete të ndryshme.
Valët e brendshme mbulojnë ujërat e thella të deteve dhe oqeaneve sepse ujërat e thella kanë një dendësi më të madhe se ujërat mbi to. Valët e brendshme veprojnë si valë sipërfaqësore. Ato gjithashtu mund të shkëputen, ashtu si valët sipërfaqësore. Valët e brendshme nuk mund të shihen nga syri i njeriut, por ato mund të zbulohen duke studiuar ndryshimet e temperaturës ose kripësisë në një vend të caktuar./almerja.com