Refleksione / Mrekullia Kuranore 36:39
Allahu thotë në suren Ja sin: "Edhe Hënës i kemi caktuar fazat (pozicionet) derisa të kthehet në trajtën e harkut (kërcell i hurmës së tharë)" Ky varg përshkruan fazat hënore (orbitën e hënës) që përcaktojnë muajin hënor, gjysmëhëna zvogëlohet për t'u dukur me sy të lirë si një kërcell i vjetër hurme arabe.
Shprehja kërcell i vjetër në Kuranin e Shenjtë nuk ka të bëjë me hënën, por me orbitën e hënës. Orbita e padukshme e hënës ka formën S dhe i përshtatet saktësisht shtegut të udhëtimit të hënës për një muaj. Pra forma S me ulje-ngritje. Ky është shpjegimi i dhënë nga Al Hawarizmi në Tefsirin e Kuranit "Al Kashaf" dhe në të cilin është mbështetur Imam Fakhruddin Razi në Tefsirin e tij El Kebir. Të gjitha shpjegimet e tjera janë të paqarta.
Në vëzhgimet astronomike të publikuara nga orbita e hënës , pamja e fotografuar e hënës brenda një muaji, paraqitet sikurse në foton e mëposhtme . Pamje e cila i përshtatet ekzaktësisht kërcellit të hurmës së tharë në formë S-je. Pra kjo është me të vërtetë një mrekulli shkencore e përshkruar në Kuran që mëse 1400 vite më parë.