Lidhje


Shkencëtarët zbulojnë dëshmi që Ademi (Adami) dhe Havaja (Eva) ekzistuan vërtet

Është një histori me të cilën pothuajse çdo religjoz i feve Abrahamike e njeh mjaft mirë. Sipas librave religjoz, Adami dhe Eva ishin burri dhe gruaja e parë në Tokë. Thuhet se janë krijuar nga dheu dhe se kanë jetuar në Kopshtin e Edenit, dy figurat qendrore për besimin se të gjithë kanë rrjedhur nga një palë e vetme paraardhësish origjinalë. Ndërsa kjo mund të duket e largët, tani ka një numër në rritje të provave që sugjerojnë se mund të jetë e vërtetë. Arkeologët kanë gjetur shenja befasuese se Edeni nuk ishte vetëm një vend real, por mund të ketë qenë vendlindja e qytetërimit .

 

Në traditën profetike në islam tregohet se Eufrati dhe Tigri janë dy lumenj prej lumenjëve të xhenetit të cilët burimin e tyre e kanë në xhenet (parajsë). Tigri dhe Eufrati njihen mirë dhe ende rrjedhin nëpër Irakun e sotëm.

 

Megjithatë, teoria më premtuese është se Kopshti i Edenit ndodhet në një zonë të quajtur Mesopotami. Fjalë për fjalë do të thotë 'midis lumenjve' në greqishten e lashtë, ky rajon ndodhet midis Tigrit dhe Eufratit dhe shtrihet në atë që tani është Siria lindore, Turqia veriperëndimore dhe pjesa më e madhe e Irakut.

 

Profesor Eric Cline, një arkeolog klasik dhe biblik nga Universiteti George Washington, argumenton se kjo teori përputhet me provat e shkrimeve të shenjta dhe zbulimet arkeologjike.

 

Për më tepër, ky rajon besohet gjerësisht të jetë vendi ku bimët dhe kafshët e para u zbutën midis 10,000 dhe 20,000 vjet më parë në të ashtuquajturin revolucion neolitik.

 

E quajtur 'Gjysmëhëna pjellore', sedimentet e pasura me lëndë ushqyese të dy lumenjve lejuan që kokrrat e para të mbilleshin dhe korreshin qëllimisht nga njerëzit.

 

Ky zhvillim çoi në tranzicionin më të hershëm nga gjuetari-mbledhës në stilin e jetesës bujqësore dhe përshpejtoi lindjen e vendbanimeve të para të përhershme njerëzore.

 

Për ta forcuar më tej këtë rast, ka disa paralele të habitshme midis tregimit të krijimit dhe miteve më të lashta nga rajoni. Sumerët e lashtë ndanë gjithashtu mite që kanë një ngjashmëri të madhe me narartivën e krijimit tek religjonet Abrahamike. Arkeologët madje zbuluan një vulë (fotoja kryesore) e cila duket se tregon një burrë dhe një grua të ulur pranë një peme në një kopsht. Disa ekspertë mendojnë se historia e Edenit mund të ishte përcjellë nga qytetërimet e para te izraelitët .

 

Më së shumti sumerët e lashtë, të konsideruar si qytetërimi i parë njerëzor, regjistruan një mit të quajtur Enuma Elish, që do të thotë 'Kur qëndronim Lartë'. Kjo histori regjistron krijimin e parajsës dhe tokës nga një ekzistencë kryesore, shumë të ngjashme me atë të përshkruar tek religjonet abrahamike.

 

Mund të jetë befasi kur mësohet se shkencëtarët vërtet besojnë se të gjithë njerëzit e gjallë e kanë prejardhjen nga një grua e vetme. E ashtuquajtura 'Eva Mitokondriale' është paraardhësi i përbashkët femëror tek i cili mund të gjurmohet ADN-ja e të gjitha qenieve njerëzore moderne.

 

Po kështu, duke aplikuar të njëjtën logjikë shkencëtarët kanë përcaktuar se duhet të ekzistojë edhe një 'Adam-kromozom Y' nga i cili buron kromozomi Y mashkullor tek çdo njeri të gjallë. Meqenëse ADN-ja mbledh mutacione me një ritëm të qëndrueshëm, shkencëtarët mund të përdorin këtë 'orë gjenetike' për të kuptuar se sa kohë më parë të gjithë kishin të njëjtën ADN./dailymail.co.uk

 

 

XS
SM
MD
LG