Defekti metodologjik i Frojdit në rrënjosjen e seksit në emër të shkencës
Sigmund Frojd (1856-1939) është një mendimtar, anëtar i komunitetit hebre në Austri, dhe themeluesi i shkollës së psikanalizës, i konsideruar si një nga mendimtarët më të rëndësishëm perëndimorë, të cilin – sipas mendimit të disave – nuk e konkurron askush veç Karl Marksit. Jacques Lacan pohon: Marksi dhe Frojdi shpjeguan dy proceset më të rëndësishme në shoqërinë njerëzore, përkatësisht prodhimin dhe riprodhimin, njeriun ekonomik të nxitur nga mjetet e prodhimit dhe njeriun fizik të shtyrë nga libido[1] (dëshira seksuale).
Kjo psikanalizë ka prekur shumicën e shkollave dhe prirjet moderne intelektuale perëndimore, kështu që shumë nga idetë e Frojdit janë bërë një dimension thelbësor në diskursin modern të qytetërimit perëndimor.
Ndoshta sistemi Frojdian është një nga sistemet njohëse më të rëndësishme që hodhi themelet e “relativizmit moral”, i cili u bë një tipar thelbësor i vizionit të njeriut perëndimor për universin.[2]
Frojdi e fitoi rëndësinë dhe vëmendjen më të madhe pas rënies së sistemit marksist, mbizotërimit të “postmodernizmit”, përqendrimit rreth femrës dhe interesit në rritje për trupin, seksin dhe njeriun fizik – në qytetërimin modern perëndimor.[3]
Lëvizja psikoanalitike ishte e lidhur ngushtë me biografinë e themeluesit të saj, pasi prejardhja e prindërve të tij (Frojdit) ishte Hasidi,[4] sidomos nëna e tij e cila vinte nga Brodi në Galici – qytet në Poloni -, që ishte një nga bastionet më të rëndësishme hasidike, dhe burimi më i madh i prostitucionit, degjenerimit dhe tregtisë së skllevërve të bardhë (të seksit) në të gjithë botën. Stërgjyshi i saj ishte Tesadik Hasidi, dhe babai i saj ishte një nga dishepujt e të famshmit kabalistit Adolf Glenik (1820-1893).
Frojdi u rrit si një hebre, dhe miqtë e tij johebrenj ishin të rrallë; ai nuk para i pëlqente johebrenjtë, dhe nuk kishte siguri tek ata. Hyri në universitet në vitin 1873, dhe sqaroi se refuzonte në mënyrë kategorike të ndihej inferior dhe i turpëruar për përkatësinë e tij hebraike, por ndjenja iluzionare e persekutimit vazhdoi ta ndjekë atë, pavarësisht se arriti pozitat më të larta.
Karakteri i Frojdit:
Njohja e karakterit të Frojdit është një çështje e rëndësishme, sepse psikanaliza është e lidhur ngushtë me të. Tashmë është e njohur se Frojdi nuk ishte një person normal. Ai vuante nga një problem i rëndë “identiteti”, sepse ishte një “hebre johebre”, pra një hebre nga raca por jo dhe nga feja, gjë që shkaktoi shumë paqartësi në konceptet e tij.
Përveç kësaj, ai përherë ndjeu inferioritet dhe persekutim imagjinar. Tregohet se njëherë ai e pa nënën e tij lakuriq, gjë që e provokoi seksualisht, shtoi kësaj edhe çështjen e marrëdhënies së tij seksuale me kunatën, dhe përdorimin e kokainës;[5] madje shkroi edhe një shkrim për të treguar përfitimet e saj. Po ashtu është vërtetuar se ai ka marrë ryshfet, në këmbim të këshillimit të një pacienti për të lënë gruan e tij, me kërkesë të dashnores së pacientit, e cila e pagoi për këtë.
Autoritarizmi i tij provokoi debate të gjera, dhe për këtë ka një pohim të gjerë, pasi ai nuk lejoi asnjë rishikim të teorive të veta, as nuk pranoi ndonjë sugjerim -sado i rëndësishëm– që të modifikonte teoritë e tij, ose duhet të pajtoheshe me të gjitha teoritë e tij, ose do të konsideroheshe kundërshtar i tij.[6] Madje edhe persona që e çmonin biografinë e Frojdit – të cilët e kishin idhullin e tyre – u detyruan ta pranonin këtë.[7]
Dr. Kadri Hefni i referohet personalitetit të tij autoritar; duke pohuar se ai refuzoi të dëgjonte mendimin e kundërt, kur nuk ra dakord me studentin e tij Jung,[8] të cilin e përshkroi si një gënjeshtar heretik dhe i shkroi Ernest Jones duke e inkurajuar që të dëbojë mbështetësit e Jung nga (organizata) Shoqëria e Londrës, duke përdorur në fjalimin e tij terma pothuajse fetare: “Synimi juaj për të pastruar Shoqërinë e Londrës nga mbështetësit e Jungut, është i jashtëzakonshëm”.[9] Ai besonte se psikanaliza është alternativa laike ndaj fesë, dhe se komentuesi (ëndërrave) është alternativa laike ndaj priftit.
Pas kundërshtive që kishin mes tyre, Frojdi e përshkroi nxënësin e tij Adler si “Një grumbull mbeturinash plot helm dhe të dëmshme”, dhe se ai ishte “kthyer nga një xhuxh në një gjigant”.
Adler u përgjigj: “…Edhe një xhuxh, nëse zë vendin e vet mbi supet e një gjiganti të stërmadh, mund të shohë më larg nga ata që e mbajnë atë”.
Frojdi u përgjigj: “…Mund të jetë e vërtetë për një xhuxh, por nuk është e vërtetë për një morr në flokët e atij gjiganti”.
Personaliteti i tij binte në kundërshtim me metodologjinë shkencore, pasi një nga vendimet e shkencave origjinale është zhvillimi i saj nëpërmjet autokritikës, dhe përmirësimi i rregullave dhe bazave të saj, në mënyrë që të marrë një formë të përsosur, dhe të jetë e qëndrueshme para kritikës së jashtme. Nëse Frojdi është superior ndaj kritikës së kolegëve dhe nxënësve të tij të së njëjtës shkollë, atëherë si mund t’i përfshijë të gjitha aspektet e psikologjisë?! Dhe cili është reagimi i tij ndaj atyre që nuk janë nga mesi i tyre!?
Këtë e tregon dhe mënyra autoriale e Frojdit, sepse ai ra në konfuzion dhe kundërthënie që mund të zbuloheshin fare lehtë nga ata që i lexonin librat e tij në një rend kronologjik të botimit të tyre. Ato janë pikat me të cilat u kapën nxënësit e tij që u larguan dhe u shkëputën prej tij, dhe ato me të cilat kundërshtarët hodhën në erë shkollën e tij. Ai ra në një dilemë intelektuale, në atë mënyrë saqë kundërshtonte atë që kishte botuar më parë, por pa deklaruar tërheqjen prej tyre, si dhe ra në atë që ai e quajti “tragjedia e qytetërimit”, që në realitet ishte tragjedia e tij.
Dimensioni hebre në personalitetin e Frojdit
Një nga çështjet kryesore të ngritura në studimet mbi historinë e psikanalizës dhe sistemin frojdian, është çështja e dimensionit hebre në të, dhe padyshim se Frojdi i përket – krejtësisht – qytetërimit perëndimor, i cili u dominua nga modeli i “laicizmit universal’.
Vetë Frojdi i ushqente këto ide; ai e lidhi psikanalizën me përkatësinë e tij hebreje, pasi rezistenca ndaj “psikanalizës” ishte, sipas tij, pjesë e refuzimit që qytetërimi perëndimor i bënte çdo gjëje me prejardhje hebraike.
Psikanaliza në konceptimin e tij ishte krijimi i tij, ndaj dhe do të pohonte: “Për dhjetë vjet unë isha i vetmi person që ishte i preokupuar me të, dhe askush nuk e dinte – më shumë se unë – se çfarë ishte psikanaliza”.
Ai imagjinonte se bota jo-hebreje do ta refuzonte psikanalizën për shkak se ai ishte një hebre. Duke u nisur nga kjo parandjenjë ai mendoi se: Psikanalizës duhej t’i jepej një fasadë “të krishterë”, rol ky të cilin ia caktoi Jungut, djalit të një bariu katolik zviceran (me të cilin më pas u nda).
Frojdi i shkroi Karl Abrahamit (1908) një letër ku e nxiste të fitonte simpatinë e tij: “Jungu është i krishterë dhe bir i një prifti, prandaj ai mund të gjejë elementë të rezistencës së brendshme që e pengojnë afërsinë e tij me mua, dhe ne padyshim që kemi nevojë -në mënyrë absolute- për të gjithë miqtë tanë arianë, përndryshe psikanaliza do të binte viktimë e anti-hebraizmit”.
Kur ndjekësit e Frojdit kundërshtuan kandidaturën e Jungut për presidencën e Shoqërisë Ndërkombëtare, ai tha: “Shumica prej jush janë hebrenj, kështu që ju nuk do të jeni në gjendje të bashkoheni me miqtë e mendimit të ri. Hebrenjtë duhet të jenë të bindur për rolin e tyre modest në hapjen e rrugës. Më e rëndësishme për mua, është të jem në gjendje të gjej lidhje me botën e shkencës, dhe ju të gjithë shihni se unë jam duke u plakur, dhe jam i lodhur nga sulmet e vazhdueshme, që të gjithë ne -hebrenjtë që punojmë në fushën e psikanalizës- jemi në rrezik.”.
Pastaj Frojdi kapi jakën e xhaketës së tij dhe vazhdoi të thoshte në mënyrë komedike: “Ata nuk do të më lënë qoftë dhe një xhaketë për të mbuluar shpinën time, por zviceranët (të krishterët) do të na shpëtojnë. Do të më shpëtojnë mua, do t’ju shpëtojnë edhe juve”.
Ai shpesh mburrej me judaizmin dhe përkatësinë e tij judaike, si dhe besonte se populli hebre e kishte paraqitur Torën (Teuratin) në botë dhe judaizmi ishte një burim energjie për pjesën më të madhe të asaj që shkroi.
Kur një mik hebre e pyeti nëse hebrenjtë duhet t’i udhëzonin fëmijët e tyre të konvertoheshin (në krishterim), ai u përgjigj: “Judaizmi është një burim energjie dhe nuk mund të zëvendësohet nga asgjë tjetër, hebreu duhet të luftojë si hebre dhe është e detyrueshme që ta zhvillojë në vetvete këtë luftë, kështu që mos e privoni nga ky avantazh”.
Frojdi u bashkua me grupin hebre B’nai Brit në vitin 1895, dhe më 6 maj 1926 shoqata zhvilloi një ceremoni të veçantë me rastin e shtatëdhjetë vjetorit të tij, me ç’rast ai u shkroi: “Të qenurit tuaj hebre është diçka që pajtohem plotësisht me të, sepse unë vetë jam hebre. Mos pranimi i këtij fakti gjithmonë më është dukur si diçka që nuk është e denjë; madje është një akt i vërtet marrëzie.
Me judaizmin më lidhin shumë gjëra, të cilat e bëjnë tundimin ndaj tij dhe hebrenjve një fenomen të papërmbajtshëm, si dhe më shfaqen shumë forca emocionale dhe misterioze aq të fuqishme, saqë nuk mund të shprehen me fjalë.
Fakti që themeluesit dhe pionierët e hershëm të “psikanalizës” ishin anëtarë të grupeve hebraike, përbënte problem në marrëdhënien midis “teorisë psikanalitike” dhe “origjinës hebraike”, edhe pse Frojdi dhe pasuesit e tij ishin “hebrenj të integruar”, dhe neglizhentë në lidhje me praktikimin e riteve dhe traditave fetare hebraike, sërish kjo nuk e zhbën ndikimin e kulturës hebraike në mendimin e tyre. Pavarësisht refuzimit që ata i bënin fesë në vetvete dhe integrimin që kishin në mjedisin e tyre kulturor dhe social, sërish formimi i tyre kulturor dhe social hebraik, pati një ndikim të qartë në secilin prej tyre, duke ndryshuar nga rasti në rast.
Kritika e metodës së Frojdit[10]
1 – Pikëpamjet e Frojdit janë – para së gjithash – teori hipotetike, dhe jo fakte psikologjike, apo parime shkencore të vërtetuara nga eksperimentet, ose të pohuara nga vëzhgimi shkencor. Pikëpamjet e Frojdit nuk e kanë aureolën që disa nga përkrahësit e tij përpiqen t’ia veshin fakteve shkencore, ose siç përpiqen disa organizma globale që t’i mbështesin me propagandë.
2- Kjo teori është një zgjatim i filozofisë platonike, vetëm se Platoni po përpiqej të ecte me shpirtin njerëzor drejt idealizmit, ndërsa Frojdi ishte mbërthyer -siç pohojnë studentët e tij- në shtysën seksuale; për të mbetur kështu motivi, mjeti dhe qëllimi i tij.
3 – Frojdi është ndikuar në pikëpamjet e tij për anomalitë patologjike që po trajtonte, dhe gabimi shkencor i tij qëndron në përgjithësimin që ai vendosi. Ai e interpretoi sjelljen normale dhe të ekuilibruar te njerëzit normalë, në dritën e asaj që pa te sjelljet anormale tek të sëmurët. Ishte pikërisht kjo pika që e kundërshtuan kolegët dhe studentët e tij në lidhje me psikoterapinë, të cilët më pas u ndanë nga grupi i tij dhe iu kundërvunë teorisë së tij me teori të tjera.
4- Duket qartë që Frojdi ishte i ndikuar nga mitologjia greke, siç është historia e Odibusit, të cilën profesori Robert Woodworth[11] e komenton: “Nëse do të kërkohej mendimi im personal mbi psikologjinë e Frojdit, do të më duhej të thosha: Nuk besoj se doktrina e tij duhet të jetë e vërtetë në asnjë kuptim absolut, as që duhet të vendoset në radhët e teorive të mëdha shkencore, të cilat lidhen me njohuritë aktuale, sepse ajo me objektet dhe detajet e saj, duket e prapambetur dhe jo largpamëse”.
Nëse e kuptojmë se profesor Woodworth, konsiderohet një nga pionierët e psikologjisë moderne –të pas Luftës së Parë Botërore- dhe autor i librave të shumtë mbi psikologjinë eksperimentale, psikologjinë dinamike; udhëheqjen e tij të psikologjisë në Komitetin Kombëtar Amerikan të Kërkimit, dhe Shoqatën e Psikologëve Amerikanë -nëse e mësojmë këtë, kuptojmë se pikëpamjet e Frojdit -në zhvillimin e studimeve psikologjike- përfaqësojnë një fazë primitive dhe të prapambetur që nuk i duhet dhënë vëmendje në fushën e psikologjisë moderne.
5 – Teoria e Frojdit pasqyron jetën kontradiktore të shoqërisë anormale perëndimore (evropiane) pas rilindjes industriale materialiste, dhe përhapjen e shthurjes. Teoria e Frojdit ishte një reflektim apo justifikim i realitetit anormal, dhe jo një studim i saktë shkencor që e shikon problemin nga të gjitha dimensionet e saj. Pas hyrjes së judaizmit rabinik në një fazë krize, dhe dominimit të sistemit kabalik mbi hasidizmin, ata u kthyen nga një grup etnik dhe fetar i bashkuar, në një bashkësi tejet të copëtuar dhe të ndarë.
Hebrenjtë e Hungarisë kishin një nga përqindjet më të larta të fëmijëve jashtëmartesor, ndërsa komuniteti hebre në Galici, nga i cili erdhën prindërit e Frojdit, ishte një nga burimet më të mëdha të prostitutave në botë, dhe kishte normën më të madhe të lindjeve midis hebrenjve, ndaj dhe në latinisht u quajt: “Vagina Judaeorum”, që do të thotë “vagina e hebrenjve”.
Midis viteve 1880 dhe 1930, një numër i madh hebrenjsh punuan si tutorë në tregtinë e skllevërve të bardhë (prostitucion), Galicia u bë burimi më i rëndësishëm i prostitutave në të gjithë botën dhe prostitucioni u bë pjesë e jetës së disa hebrenjve Jidish (Ashkenazë), si dhe një biznes, aktivitet ekonomik dhe një burim jetese.
Numri i prostitutave hebreje u rrit në mënyrë dramatike në Austri; aq sa numri i hebrenjve në Vjenë u rrit nga disa mijëra në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë në njëqind e pesëdhjetë mijë deri në fund të shekullit. Në këtë kohë ritmet e shekullarizimit u rritën ndjeshëm, dhe u përhapën vlerat e kënaqësisë” në mënyrë të shfrenuar, ku dhe Frojdi padyshim që ishte rezultat i këtyre rrethanave dhe i kësaj shoqërie të kalbur.
6 – Gabimi i madh shkencor psikologjik: Teoria e Frojdit përpiqet ta shpjegojë sjelljen njerëzore me një pikëpamje të pjesshme dhe të skajshme, kjo sepse Frojdi përpiqet ta përcaktojë sjelljen njerëzore si gjeste të nxitura nga motive seksuale. Disa studiues si Colim McDougall në librin e tij “Planifikimi i psikologjisë” e kundërshtuan këtë interpretim të Frojdit.
Adler (1870-1937) nuk ishte dakord me Frojdin rreth rëndësisë së libidos (instinktit seksual) në formimin e sëmundjeve neurologjike, kështu që Adler e quajti teorinë e tij të re “psikologji individuale”.
7- Shumë nga termat e përdorura nga Frojdi janë ose jashtëzakonisht të përgjithshme (lipido), ose jashtëzakonisht specifike (Kompleksi i Edipit)[12] ose jashtëzakonisht të paqarta (Thanatos)[13] , ose kontradiktore (Eros dhe Thanatos).[14]
Këto terma shprehin koncepte dhe nocione që janë të vështira për t’u testuar, edhe pse ka koncepte frojdiane që janë testuar apo aftësi të tij shpjeguese që janë është vërtetuar, sërish ka koncepte që Frojdi nuk mund të përcaktonte plotësisht qëndrimin e tij ndaj tyre, ato karakterizohen nga paqartësi ekstreme, dhe ndoshta kjo paqartësi është ajo që e çoi Frojdin të përqendrohej në “personalitete anormale”. Për Frojdin seksi ishte logos (themeli kryesor), dhe kënaqësia seksuale është Telos (qëllimi përfundimtar).
Por në të njëjtën kohë, ai besonte se qytetërimi bazohej në shtypje dhe kryeneçësi, dhe kështu definicioni i Lipidit përplaset me realitetin e qytetërimit njerëzor, duke bërë që të shfaqet tema e “tragjedisë së qytetërimit”.
Kështu që, Frojdit iu desh të gjente një rrugëdalje, ndaj fokusi i tij ishin personazhet anormale, pasi këto personazhe janë shprehje e dominimit të “pavetëdijes”, “egos” dhe “ligjeve të natyrës – materies”, ndryshe nga personalitetet normale që shfaqin një sërë vlerash shoqërore dhe morale, të cilat pohojnë lirinë e vullnetit dhe aftësinë e njeriut për të kapërcyer problemet, gjë që bie në kundërshtim me modelin materialist frojdian.
8 – Frojdi e ndërtoi interpretimin e tij në bazë të teorive etnologjike të pa konfirmuara. Ai u kap pas çdo teorie etnologjike që mendonte se i përshtatej qëllimeve të tij, edhe pse u kthye në një subjekt ndëshkimi nga etnologët; madje shumë teori që ai i konsideroi shkencore, i ndërtoi mbi ëndrrat që kishte parë dhe mbi mitologjinë greke.
9- Frojdi nuk shpjegoi kurrë mënyrën se si nxori përfundimet nga të dhënat që mblodhi, dhe rezultoi se metoda e tij e mbledhjes së të dhënave ishte jo sistematike dhe e pakontrolluar. Ai nuk i regjistroi fjalët e pacientëve drejtpërdrejtë, por i shkroi ato pas seancave të trajtimit, gjë që favorizon mundësinë se ai po i riinterpretonte ato. Po ashtu, ai nuk u përpoq të verifikonte vlefshmërinë e deklaratave të pacientëve të tij, madje ndonjëherë flinte gjatë intervistave që bënte me pacientët, sikurse kishte raste ku gjatë seancave të trajtimit, shkruante disa letra të tij. Madje ka dëshmi dhe prova që tregojnë se ai ndonjëherë i falsifikonte informacionet.
10 – Në fakt, Frojdi po shtrembëronte rrjedhën e fakteve. Pacientja e tij e famshme Dora -për shembull- tha: se një nga miqtë e saj të familjes e ngacmonte seksualisht. Frojdi shkroi se ajo po shuante kujtimet e fëmijërisë së saj kur masturbohej, madje se ajo kështu po shtypte dëshirën e saj për t’u ngacmuar seksualisht. Kur Dora i hodhi poshtë pretendimet e tij, ai iu përgjigj se refuzimi i saj do të thotë pranim, sepse ajo është rezistencë e subkoshiencës.[15]
Frojdi pasi bindej për ndonjë tezë, fillonte dhe i hidhte poshtë të gjitha përgjigjet që nuk ishin në përputhje me pikëpamjen e tij, madje ai përdori të gjithë inteligjencën dhe aftësinë e tij për të bindur dhe detyruar pacientët e tij të deklaronin mendimin e tij si të saktë.
11- Shtrirja e të dhënave të mbledhura nga Frojdi ishte shumë e ngushtë, ajo bazohej kryesisht në disa vëzhgime që shoqëria e Vjenës -moralisht e korruptuar- i kishte me bollëk, por edhe përkatësia e tij hebreje kontribuoi në ngushtimin e shtrirjes së këtyre të dhënave, dhe përvojat e tij personale ishin tejet të kufizuara. Pavarësisht gjithë kësaj; Frojdi i bëri këto vëzhgime bazë për një teori të përgjithshme të personalitetit, e cila duhej aplikuar për të gjithë njerëzit; cilido qoftë rrethi qytetëror dhe kulturor në të cilën ata jetonin. Përgjithësimet e Frojdit janë marrë nga sjelljet e shoqërisë së Vjenës në shekullin e nëntëmbëdhjetë, të karakterizuara nga ekstremiteti dhe ashpërsia e hapur (në publik) ndaj seksit, dhe kalbja e shoqërisë dhe përhapja e seksit dhe lidhjeve seksuale në fshehtësi, gjë që bëri që shumë çrregullime të marrin një formë seksuale.
12- Frojdi adoptoi një model të qartë mashkullor në analizat e tij, tek të cilat penisi kthehet në një nga shtylla kryesore të formimit, kështu që gjejmë se fëmija vuan nga frika e tredhjes, ndërsa gruaja vuan nga zilia e penisit, dhe ky qëndrim ndaj grave, padyshim që është një zgjatim i vizionit grek rreth grave dhe seksit.
13- Frojdi përdori një sërë mitesh greke si imazhe metaforike; nëpërmjet të cilave ai zbulon shpirtin njerëzor, dhe pa dyshim që kjo e kufizoi fushën e tij të arsyes dhe rezultateve, sepse nëse ai do të kishte përdorur mite dhe imazhe të tjera metaforike, do të ndryshonte shtrirja e vëzhgimit dhe vetvetiu do të ndryshonin provat, e më pas edhe rezultatet.
Shumë antropologë kanë theksuar se ka shumë shoqëri; tek të cilat zhvillimi historik dhe mënyrat se si i rrisin fëmijët e tyre, çojnë në formimin e personaliteteve shumë të ndryshme nga ato që supozon Frojdi.
Përshtati: Bledar Haxhiu/ Lidhja e hoxhallarëve të Shqipërisë
______________
[1] Libido është një term Frojdjan që nënkupton: Energji psikike instinktive që në teorinë psikoanalitike rrjedh nga nxitjet primitive biologjike (si për kënaqësinë seksuale apo për vetë-ruajtjen) dhe që shprehet në veprimtari të ndërgjegjshme.
[2] Termi “psikoanalizë” i referohet tri gjërave të kombinuara: metodës psikoanalitike të hetimit, teknikës së saj të terapisë dhe teorive që lindën nga kontakti i ngushtë me to, të njohura më vonë si frojdianizmi. – Teoritë në psikologji: Kamal Bakdash. f. 5.
[3] Enciklopedia e hebrenjve, judaizmit dhe sionizmit: Abdul Uehab El-Mesiri. vol. 8, f. 284.
[4] Lëvizja hasidike: Në hebraisht “Hasidot”, një term që rrjedh nga fjala hebraike “Hasid”, që do të thotë “i devotshëm”, i përdorur në epokën moderne për të treguar lëvizjen fetare sufiste (shpirtërore) të themeluar dhe udhëhequr nga Israel Ben Eliezer (1700-1760), në jug të Polonisë dhe fshatrat e Ukrainës në shekullin e tetëmbëdhjetë, hasidizmi u përhap fillimisht në fshatrat midis pronarëve të bareve, tregtarëve, agjentëve ruralë dhe bujqësorë, dhe pastaj u përhap në qytete të mëdha deri sa u bë besimi i shumicës së hebrenjve në Evropën Lindore nga viti 18 15.
[5] Studiuesi amerikan, Frederick Krous në librin e tij, “Frojd: Krijimi i një iluzioni”, e portretizon me detaje Frojdin si një “tregtar emocionesh”. Ai pohon se Frojdi ishte i fiksuar pas seksit dhe i varur nga kokaina. Sipas tij Frojdi ka pranuar se shumica e klientëve të tij kanë qenë në trajtim dhe se ai i shikonte ata si mostra laboratorike.
[6] Sigmund Freud’s Mission: An Analysis of His Personality and Influence, Erich Fromm, f. 63.
[7] Hanns Sachs: Freud Master and Friend. f. 14.
[8] Carl Gustav Jung (1875 – 1961), ishte një psikiatër dhe psikoanalist zviceran që themeloi psikologjinë analitike. Puna e Jung-ut ka qenë me ndikim në fushat e psikiatrisë, antropologjisë, arkeologjisë, letërsisë, filozofisë, psikologjisë dhe studimeve fetare.
[9] Përjashtimi i Erich Fromm nga Federata Ndërkombëtare Psikanalitike, Paul Roseanne, Revista el Hikmeh, 2016.
[10] Në luftë me ateistët deri në kockë: v 1, f. 169-170.
[11] Robert Sessions Ëoodëorth (1869 – 1962) ishte një psikolog dhe akademik amerikan, si dhe krijuesi i testit të personalitetit që mban emrin e tij . I diplomuar në Harvard dhe Kolumbia.
[12] Kompleksi i Edipit është një koncept i i frymëzuar nga miti grek i Edipit. Është një kompleks psikologjik ku një mashkull do nënën e tij, lidhet me të dhe është xheloz për të nga babai i tij ndaj dhe e urren atë.
[13] Vdekja
[14] Këto janë dy forca të cilat sipas Frojdit përplasen në shpirtin e njeriut. Njëra prej tyre është forca e jetës dhe e dashurisë, ky është Erosi, dhe tjetra -Thanatos – është forca e vdekjes dhe e shkatërrimit. Frojdi mendonte se Erosi shtyn timonin e jetës, ndërsa Thanatos përpiqet ta shtypë atë.
[15] Subkoshienca në psikologji (ndërvetëdija), është pjesa e mendjes që nuk është aktualisht në vetëdije.