Nuk janë ëmbëlsirat, nuk do ta besoni se kush është ushqimi që na i prish më shumë dhëmbët

Karbohidratet e fermentueshme, si buka e bardhë, makaronat, patatet e skuqura, drithërat dhe krakerat janë më të këqija se ëmbëlsirat kur bëhet fjalë për përkeqësimin e shëndetit të dhëmbëve. Ekspertja dentare Whitney DiFoggio i quajti ato “sheqerna të poshtra”, sipas The New York Post. “Arsyeja pse karbohidratet e fermentueshme janë kaq të dëmshme për dhëmbët është sepse ato shpërbëhen në mënyrë specifike në sheqerna ndërsa janë ende duke u përtypur në gojën tuaj”, tha ajo. Ekspertja shtoi se këto karbohidrate specifike rrisin mundësinë e prishjes së dhëmbëve sepse pështyma po punon shumë për të hequr ushqimin e ngjitur në dhëmbët tuaj. Kjo e bën gojën më acidike.