Lidhje


Komunikimi përmes ëndrrave: A vërteton ky zbulim shkencor botën përtej materiale?

Një zbulim i madh shkencor ka befasuar botën e neuroshkencës, ku një kompani start-up në Kaliforni, REMspace, ka deklaruar se kanë provuar se ëndrrat e ndërgjegjshme (lucid dreams) mund të hapin rrugën për një formë të re komunikimi. Në një eksperiment të fundit, REMspace – një kompani neuroteknologjike që fokusohet në përmirësimin e gjumit dhe nxitjen e ëndrrave të ndërgjegjshme, arriti të fusë dy pjesëmarrës në një gjendje ëndrre të ndërgjegjshme, ku ata shkëmbyen një mesazh me njëri-tjetrin. Kjo është hera e parë që komunikimi përmes ëndrrave është vërtetuar në mënyrë shkencore.

Read more ...


Pse disa njerëz janë më të lumtur se të tjerët?

E ke pyetur ndonjëherë veten pse disa njerëz duken gjithmonë të lumtur, pavarësisht vështirësive që mund të kenë? Të gjithë njohim dikë që përballon çdo pengesë me një buzëqeshje, ndërsa të tjerët, përballë të njëjtave sfida, mund të ndihen të mbytur në stres dhe negativitet. Pra, cili është sekreti i lumturisë së qëndrueshme? Ka disa faktorë që ndikojnë në këtë gjendje optimizmi që duket sikur i bën të pathyeshëm.

 

1. Ata e kuptojnë se lumturia vjen nga brenda

 

Njerëzit që qëndrojnë të lumtur edhe në kohë të vështira, kanë një filozofi të qartë: Lumturia nuk është e varur nga rrethanat e jashtme, por është një gjendje që ata vetë kontrollojnë. Ata e dinë se nuk mund të kontrollojnë gjithmonë atë që ndodh përreth tyre, por gjithmonë mund të kontrollojnë mënyrën si reagojnë ndaj asaj që ndodh.

Read more ...


Ushqimet që ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit!

Një numër studimesh kanë identifikuar ushqime të caktuara që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit.

 

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme që prekin gratë, dhe ndonëse shumë faktorë ndikojnë në zhvillimin e tij, dieta luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kësaj sëmundjeje. Një numër studimesh kanë identifikuar ushqime të caktuara që mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit.

Read more ...


Vetmia rrit rrezikun e demencës me mbi 30%

Vetmia te njerëzit, sidomos të moshës së vjetër rrit rrezikun e demencës me 31 për qind, sipas një analize të re. Për demencën, sëmundje e cila prek rreth 7.9 milionë njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian nuk ka kurë.

 

Sipas studimit faktorër e rriskut të prekjes prej saj përfshijnë një kombinim të faktorëve gjenetikë dhe të stilit të jetesës, si aktiviteti fizik, pirja e duhanit, pirja e alkoolit – madje edhe cilësia e lidhjeve tona sociale.

Read more ...

XS
SM
MD
LG