Portret i paautorizuar për një grua që meriton të respektohet*
Denis ZAVALANI
Ne kete foto jane Neta me Lulzimen, dy Zonja te veja qe prej shume vitesh drejtojne degen e Shoqates Kombetare te Jetimeve te Shqiperise ne qytetin e Tiranes. Me emocionoi perqafimi qe i bene femijet ketyre Zonjave por ne foto munda te kap vetem Neten. Neta mbeti e ve ne vitin e mbrapshte 1997. Bashkeshorti i saj kembente valuta te huaja, nje mengjes ai del me nje shume te madhe nga shtepia, fatkeqesisht, disa persona kishin planifikuar grabitjen e tij dhe po e prisnin poshte pallatit. Grabitesit e qellojne prane hyrjes se pallatit dhe i grabisin canten ku ai mbante parate e kembimit. Neta e gjore, zbret nga apartamenti i saj dhe i gjendet prane te shoqit ne momentet e fundit, ai jep shpirt ne duart e saj pa arritur qe t’i shprehe amanetet. Por Neta e kuptoi amanetin, amaneti ishte djali qe Neta mbante ne bark, ajo ishte shtatzane dhe vajza 3 vjece. Pasuan vite te veshtire, me probleme sociale, ekonomike, psikologjike. Neta 7 vite nuk dilte nga shtepia pervecse per te bere pazar apo per raste te jashtezakonshme derisa Cimi djali i saj mberriti moshen per te shkuar ne shkolle, ne klasen e pare.
Atehere, Neta e mblodhi veten, u nis te siguronte te ardhmen femijeve te saj. Ne kete menyre u njoh me sherbimet qe Shoqata te ndryshme ofronin per jetimet. Filloi lufta me burokracite e shtetit apo shoqatave per te siguruar ushqime, pension financiar dhe sherbime per femijet e saj. Perballja me institucionet e beri qe te kuptoje veshtiresite qe hasnin te gjithe nenat e veja, sorollatjet pafund ne zyra e shoqata me dokumente ne duar, kurset e detyruara qe femijet duhet te ndiqnin sepse kushtezohej pensioni nga frenkuentimi i tyre. Ajo filloi te behej avokate dhe keshilluese e nenave te tjera te veja, filloi te perballej me burokracite dhe autoritarizmin e zyrtareve.
Ne kete menyre ajo u perfshi natyrshem ne Shoqaten Kombetareve te Jetimeve te Shqiperise si nje nder institucionet me te rendesishem qe mbron te drejtat e jetimeve. Tashme ka mbi 15 vite qe drejton degen e Tiranes dhe u sherben mbi 2.500 femijeve jetime qe jane te regjisturar ne kete dege. Mijera pako ushqimesh qe shperndahen per femijet jetime ne Tirane kane kaluar ne duart e saj, mijera paketa dokumentesh ka kaluar neper duar per t’i adresuar ne shoqatat qe shperndajne pensione per jetimet, mijera perballje me insitucionet dhe burokracine dhe gjithcka e ka bere ne menyre vullnetare pa perfituar asnje lek per kete perkushtim. Zoti asaj i ka caktuar kete mision ne jete, qe te ndihmoje jetimet dhe te vejat qe te tejkalojne veshtiresite. Femijet e saj tashme jane rritur, kane perfunduar shkollen e larte dhe tashme kane dale ne jete. Ne te gjithe kete mision ate e shoqeron Lulzimja, nje tjeter heroine e veshur me te zeza ashtu mijera zonja te tjera ne keto rroba te erreta mbajne fatin e tyre por edhe fisnikerine e tyre, por per Lulzimen do t’ju tregoj nje dite tjeter. Kjo eshte nje nder historite e trishta qe keto Zonja veshur me te zeza mbartin mbi supe, kjo eshte nje nder historite e grave te veja qe me shume mundime rrisin femijet e tyre jetime. Ndaj dhe nuk i rezistova tundimit per te fotografuar perqafimin qe disa femije jetime i dhane ne menyre te natyrshme sapo e pane ne rruge. Ky eshte nje copez realiteti nga jetesa e mundimshme e jetimeve dhe familjeve te tyre ne nje shoqeri dhe nje shtet aspak miqesor dhe aspak social per te ndihmuar ata qe jane ne veshtiresi. I kerkoj ndjese Netes per kete portret te paautorizuar por Respekti per keto Zonja te veja eshte i pafund edhe ne kontekstin e festes se gruas ne 8 Mars, kur grate e tjera dynden lokaleve e klubeve per te ngrene e kercyer. Respektojini keto zonja te veshura me te zeza, miq, ato jane nje pjese e rendesishme e dinjitetit tone si komb.
* Titulli është i Redaksisë dhe autori i shkrimit Denis Zavalani është aktivist i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve…