Lidhje


Imazhet e reja në fund të Oqeanit janë tronditëse, Titaniku po shkatërrohet. Ja çfarë ka mbetur nga anija ikonike e mbytur në 1912

Anija legjendare Titanik e mbytur në ujërat e Oqeanit Atlantik 112 vjet më parë, po shkatërrohet. Pamjet e fundit që vijnë nga thellësia 3784 metra janë tronditëse. E ndarë në dy pjesë që prej mbytjes, ikona e Oqeanit po shpërbëhet gradualisht.

 

Një ekspeditë e re në rrënojat e Titanikut me robotë nënujorë këtë verë zbuloi efektet e korrozionit dhe kalbjes së ngadaltë të metalit të anijes.

Titaniku1

Një pjesë e madhe e parmakut të përjetësuar nga Jack dhe Rose në skenën e famshme të filmit – është shkëputur dhe tani ndodhet në fundin e detit.

Parmaku1

Imazhet mahnitëse tregojnë se si rrënojat po ndryshon pas më shumë se 100 vjetësh në ujë.

Misioni i ekspeditës beson se pjesa e kangjellave, e cila është rreth 4.5 metra e gjatë, ka rënë diku në dy vitet e fundit.

 
Titaniku2

Krahasuar me fotot e mëparshme dukshëm Titaniku po ndryshon.

“Harku i Titanikut është tashmë thjesht ikonik. Është vetëm një kujtim tjetër u përkeqësimit që po ndodh çdo ditë. Njerëzit pyesin gjatë gjithë kohës: ‘Edhe për sa kohë do të jetë Titianiku atje?’ Ne nuk e dimë, por po e shikojmë ndryshimin e tij në kohë reale,” është shprehur drejtoresha e koleksioneve në RMS Titanic Inc, Tomasina Ray.

Titaniku3

Gjithashtu, shumë objekte të artit dekorativ – skulptura dhe statuja – që zbukuronin sallat dhe dhomat në të gjithë Titanikun, tani po shpërbëhen në fundin ranor, pas shumë dekadash të zhytur në mjedisin e egër Atlantikut të Veriut. Që nga zbulimi i rrënojave në vitin 1985, mijëra artefakte janë gjetur dhe ekspozuar në muzetë në mbarë botën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Titaniku u mbyt në prill të vitit 1912 pasi goditi një ajsberg në ujërat e Oqeanit Atlantik të Veriut.

XS
SM
MD
LG