Lidhje


“Bullizmi në shkolla po dëmton fëmijët që luftojnë me sëmundje të rënda”

Një prind i një vajze 12-vjeçare, e cila po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore për shkak të trajtimit me kimio, ka bërë një thirrje të fortë për prindërit dhe mësuesit, pas episodeve të bullizmit që vajza ka përjetuar në shkollë.

 

Ajo po bullizohet nga moshatarët për shkak të flokëve të saj, ndërsa është duke u përpjekur të mposhtë pasojat e trajtimit të sëmundjes. Prindërit e vajzës kanë shprehur shqetësimin se, pavarësisht përpjekjeve të mësuesve, bullizmi vazhdon të ndodhë dhe ndikon rëndë në shëndetin dhe mirëqenien e vajzës. Ata kanë kërkuar që prindërit e fëmijëve të edukojnë fëmijët e tyre për të respektuar ata që janë ndryshe dhe për të parandaluar sjelljet e dëmshme si bullizmi.

 

"Edukoni fëmijët tuaj, ata duhet të kuptojnë se bullizmi është i papranueshëm dhe i dëmshëm. Nëse vazhdon kështu, ne mund të detyrohemi të largojmë vajzën nga shkolla, por frika jonë është se ajo mund të përballet me të njëjtën situatë kudo që të shkojë," – shprehen prindërit.

 

Ata kanë falenderuar mësueset për përpjekjet e tyre, por kanë bërë thirrje që të bëhen hapa të mëtejshëm për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të gjithë fëmijët.

 

Ky apel për ndërgjegjësim dhe mbështetje vjen në një moment kur bullizmi dhe paragjykimet vazhdojnë të jenë një problem i madh në shumë shkolla dhe angazhimi duhet të jetë më i madh si nga prindërit, mësuesit ashtu edhe shoqëria./joq

XS
SM
MD
LG