“Luftë” deri në minutën e fundit, Partia Mundësia i merr mandatin e 14-të PD-së
Në Tiranë, po vijon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit, ku deri tani janë numëruar 1250 kuti nga gjithsej 1282 që ka qarku. Nga përllogaritjet e votave deri tani, Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 13 mandate, duke humbur një mandat që kishte më parë.
Po ashtu, Partia Mundësia ka arritur të sigurojë dy mandate të siguruara.