Lidhje


Ministri i.zraelit i Financave: Po sh.katërrojmë gjithçka që ka mbetur në Gaza, bota nuk mund të na ndalë

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich deklaroi se “do të okupojnë plotësisht Gazën dhe se po shkatërrojnë gjithçka që ka mbetur në Gaza”, raporton Anadolu. Kreu i partisë së Sionizmit Fetar, Smotrich, në një konferencë për media, tha se ata do të lejojnë një nivel minimal të ndihmës humanitare në Gaza.

 

Lidhur me planin e sulmit të ushtrisë izraelite të quajtur “Qerret e Gideonit”, i cili do të zgjerojë pushtimin në Gaza dhe do ta bëjë atë të përhershëm, ministri i ekstremit të djathtë tha se ushtria tani ka miratuar një metodë të ndryshme, duke thënë: “Ne po pushtojmë, po pastrojmë dhe do të qëndrojmë atje”.

Read more ...


Sot kryhet ceremonia për papën e ri. Nga KMSH merr pjesë Bujar Spahiu, nga bektashinjtë Baba Mondi dhe F. Samarxhiu

Një delegacion i lartë nga Shqipëria do të marrë pjesë nesër në ceremoninë e Përurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa Leo XIV në Vatikan Në ceremoni, që nis në orën 10:00, do të jenë të pranishëm Presidenti Bajram Begaj, ministri i Jashtëm Igli Hasani dhe krerë të komuniteteve fetare.

 

Kisha Katolike do të përfaqësohet nga Imzot Arjan Dodaj, Imzot Gjergj Meta dhe Imzot Simon Kulli, ndërsa nga Kisha Ortodokse do të marrin pjesë Mitropoliti Nikolla dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman përfaqësohet nga Bujar Spahiu dhe Ejup Lila, ndërsa Kryegjyshata Bektashiane nga Baba Mondi dhe gazetari Ferdinand Samarxhi.

Read more ...


Arkend Balla, Prokurori Ndoji, Sara Mila, çuni Qifes, kukullat e bandave në Kuvend

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë në këto zgjedhje 8 mandate parlamentare. Koalicioni opozitar i drejtuar nga Sali Berisha ka marrë 6 mandate, duke konfirmuar një garë të ngushtë mes dy kampeve kryesore politike.

 

Nga të dyja partitë në këto zgjedhje në qarkun e Durrësit ironikisht ka patur dy kandidatë të bandave të Durrësit të cilët janë sponsoriziar fuqishëm me vota. Aq shumë vota janë numëruar për Arkend Ballën, kandidatin socialist në këtë qark sa i ja thyer rekordin edhe Edi Ramës në zgjedhjet e vitit 2021.

Read more ...


"Skandali i të famshmëve"/Cassie rrëfen abuzimin sistematik që përjetoi me Diddy-n

Cassie Ventura, këngëtarja e njohur si “Cassie”, dëshmoi në gjyqin për trafikim seksual ndaj Sean “Diddy” Combs, duke rrëfyer abuzime tronditëse. Ajo tha se ish-partneri e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale edhe gjatë ciklit menstrual dhe të merrte pjesë në “Freak Offs” – akte seksuale me persona të tjerë, që Diddy shpesh i filmonte. “Unë isha me menstruacione dhe prapë më kërkohej të bëja seks,” tha Cassie para jurisë më 13 maj. “Askush nuk dëshiron ta bëjë këtë.”

 

Cassie, aktualisht shtatzënë dhe e martuar me trajnerin personal Alex Fine, tregoi se shpesh ishte e detyruar të pranojë akte degradimi për shkak të frikës. “Më urinonin mbi trup. Ndonjëherë Diddy, ndonjëherë eskortat që ai sillte. Më ka urinuar në gojë. Jo gjithmonë, por mjaft shpesh,” dëshmoi ajo, duke shtuar se shpesh mbytej nga sasitë e mëdha të urinës.

Read more ...


Banka Botërore: Siria rifiton të drejtën për kredi pasi u shlyen borxhet

Banka Botërore ka bërë të ditur se e drejta e Sirisë për financim nga ky institucion financiar ndërkombëtar është rivendosur pasi Arabia Saudite dhe Katari shlyen borxhin prej 15.5 milionë dollarësh të vendit ndaj bankës.

 

Borxhet, që i detyroheshin Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), respektivisht fondit të Bankës Botërore për vendet më të varfra të botës, banka tha se u shlyen që nga 12 maji, duke rikthyer të drejtën e Sirisë për operacione të reja.

Read more ...

XS
SM
MD
LG