Lidhje


Kancelari Merz bën betimin në Bundestag

Sipas kushtetutës, betimi bëhet me këto fjalë: “Betohem se do t’ia kushtoj përpjekjet e mia mirëqenies së popullit gjerman, do të promovoj mirëqenien e tyre, do t’i mbroj nga dëmet, do të mbështes dhe do të mbroj Ligjin Themelor dhe ligjet e Federatës, do t’i kryej detyrat e mia me ndërgjegje dhe do t’u bëj drejtësi të gjithëve. Zoti më ndihmoftë.”

 

Sa i përket pjesës fetare në fund, “Zoti më ndihmoftë”, ajo është opsionale, atëkohë është raportuar se Scholz nuk e ka thënë – por meqenëse Merz është katolik, ai zgjodhi ta thotë.

Read more ...


Sudani ndërpret lidhjet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe

Sudani ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka tërhequr stafin e ambasadës nga Abu Dhabi. Këshilli i Sigurisë dhe i Mbrojtjes i Sudanit shpalli Emiratet e Bashkuara Arabe një “shtet agresor”, duke e akuzuar vendin e Gjirit për mbështetje të Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF).

 

“Për më shumë se dy vjet, e gjithë bota ka dëshmuar krimin e agresionit kundër sovranitetit, integritetit territorial dhe sigurisë së qytetarëve të Sudanit nga Emiratet e Bashkuara Arabe”, tha këshilli sudanez.

Read more ...


Paralajmërimi i Trump: Rusia duhet të tërhiqet nga e gjithë Ukraina

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, por ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara nuk do të vazhdojnë ndërmjetësimin nëse palët nuk tregojnë përkushtim real ndaj paqes.

 
Gjatë një interviste për emisionin “Meet the Press” të NBC-së, Trump deklaroi se është i përfshirë aktivisht në përpjekjet për ndërmjetësim dhe se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me të dyja palët, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Read more ...


Erdogan dhe Trump diskutojnë çështjet rajonale dhe globale, përfshirë krizën në Gaza

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij amerikan Donald Trump kanë diskutuar çështjet rajonale dhe globale, si dhe lidhjet dypalëshe midis Türkiyes dhe ShBA-së.

 

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes, presidenti Erdoğan në bisedën telefonike e ftoi presidentin Trump ta vizitojë Türkiyen. Erdoğan i tha Trumpit se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për ta avancuar bashkëpunimin me Uashingtonin, veçanërisht në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Read more ...


Presidentja meksikane refuzon ofertën e Trumpit për të vendosur trupa amerikane kundër karteleve të drogës

 Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum njoftoi se ka refuzuar një propozim nga homologu i saj amerikan Donald Trump për të vendosur trupa amerikane në Meksikë për të ndihmuar në luftimin e karteleve të drogës.

 

Gjatë një ngjarjeje publike, Sheinbaum konfirmoi një raportin të “Wall Street Journal” të publikuar më parë, i cili zbuloi se Trump ka kërkuar përfshirje më të madhe të ushtrisë amerikane në luftën kundër drogës në Meksikë, raportoi “Los Angeles Times”.

Read more ...

XS
SM
MD
LG