QSUT përgënjeshtroi mungesën e pajisjes për diagnostikimin e kancerit/ Gazetari: Këta janë më shumë se qesharak

Këta janë më shumë se qesharakë! Këta janë të poshtër! Pra para disa kohësh Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, publikoi në rrjetin e vet social, se pajisja e Ortovoltazhit, ishte vënë në punë. E vërteta ishte se kjo pajisje kishte 2 vite që nuk punonte. Pra dështimin, paaftësinë, e paraqiti si sukses. Kur në fakt pacientë me kancer të lëkurës nuk merrnin trajtimin si pasojë e prishjes së pajisjes.
E njëjta gjë ndodhi me brakiterapinë.