Fëmijët e të pasurve "godasin" përsëri! /Djali i pronarit të ‘Lajthizës’ plagosi 3 persona, arrestohen dy shokët që i fshehën armën pa leje

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në një restorant luksoz në komplekin “Delijorgji” te Rruga e Kavajës.Edison Elezaj 32-vjeç djali i biznesmenit Hajri Elezaj, i njohur si pronar i ujit “Lajthiza”, ka plagosur me armë zjarri 3 persona, dy vëllezër dhe motrën e tyre.Dy djemtë e moshës 36 dhe 34-vjeç pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë larguar nga spitali, ndërsa motra e tyre, binjake me 36-vjeçarin, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.Edhe pse policia në fillim e klasifikoi këtë ngjarje si aksidentale dhe të shtënat si shkrepje të pavullnetshme, e vërteta tani është ndryshe.