Lidhje


14-vjeçari humb jetën si pasojë e virusit 'Nipah' në Indi, OBSH ngre alarmin për epidemi

Bëhet e ditur se një djalë 14 vjeçar ka vdekur nga virusi Nipah në Kerala të Indisë.Ndërkohë, 60 të tjerë tani po cilësohen si “në rrezik të lartë”, pasi mund të kenë rënë në kontakt me virusin.Siç raportohet, virusi Nipah vjen nga lakuriqët e natës dhe nuk ka shërim e as vaksinë që e parandalon.Djali ka pësuar arrest kardiak pasi kishte rënë në kontakt me virusin i cili i kishte shkaktuar ethe vdekjeprurëse dhe ënjtje të trurit.Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar virusin si “patogjen prioritar” për shkak të potencialit të tij për t’u shndërruar në epidemi.

Read more ...


Reagon gazetari: Dumani drejton aktivitetin kriminal nga 'qelia e luksit'

Gazetari  i kronikës, Flamur Vezaj ka bërë një reagim të fortë për skandalin e ditëve të fundit, ku vrasësi me pagesë Nuredin Dumani që dyshohet se u ka vendosur tritol dy motrave që jetonin në një apartament me qira në Elbasan, jeton mes lluksit edhe në qeli.Flamur Vezaj nxjerr një video tjetër të të penduarit të drejtësisë në qelinë që e kishte kthyer si dhomë hoteli me 5 yje, me televizor, telefon, internet, kompjuter personal ku fliste në "Skype" dhe krijonte madje lidhje me vajza.

Reagimi i gazetarit Flamur Vezaj:

Read more ...


E rëndë! 58-vjeçarja mbytet në cekëtinën e pishinës! Njerëzit notonin pranë saj dhe askush nuk e ndihmoi

Në video, Triplett shihet në cekëtinën e një pishine në një qendër sportive në Las Vegas, SHBA, kur papritmas filloi të kishte vështirësi të qëndronte në ujë.Sipas hetimeve , 58-vjeçarja u përpoq për 25 minuta të shpëtonte veten, ku asnjë njeri nuk iu afrua ta ndihmonte. Në të njëjtën video, Triplett shihet duke u përpjekur të kapet për shkallët e pishinës, pa rezultat, ndërsa ajo që është akoma më tronditëse është se edhe pasi kishte dhënë frymën e fundit, aty po kalonin njerëzit, të pavëmendshëm për tragjedinë që kishte ndodhur.

Read more ...


Eksperti i sigurisë Ilir Kulla: Faton Hajrizi mu dhimbs si vëllai im, e kaloi jetën nëpër burgje

Ilir Kulla, njohësi i çështjeve të sigurisë nga Shqipëria, ka reaguar pa vrasjes se Faton Hajrizit në Serbi.
 
Ai ka shprehur keqardhje për këtë vrasje, duke thënë se Hajrizi i dhimbset sikur ta kishte vëlla.
Ai në profilin e tij në Facebook, ai ka kritikuar shtetin që nuk ka reaguar si duhet në rastin e Faton Hajrizit, i cili si i ri ishte burgosur.
Postimi i tij pa ndërhyrje:

Read more ...


Me leje në Strasburg, Fredi Beleri bën lëvizjen e radhës për të fituar lirinë

Pa u rikthyer ende në burgun e Fierit ku do të duhet të kaloj në qeli muajt e mbetur nga dënimi me dy vite burg për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”, Alfred Beleri ka bërë lëvizjen e radhës për të fituar lirinë.

Europarlamentari më i ri grek i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Fierit duke kërkuar lirim me kusht.Seanca e parë për të shqyrtuar këtë kërkesë të Belerit është realizuar në 17 korrik, por është shtyrë për shkak të mungesës së juristit të burgut të Fierit. Ky i fundit nuk është paraqitur në gjyq edhe pse ka pasur dijeni për orën dhe datën e gjyqit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG