A po përpiqet perëndimi të "ndërrojë taktikë" me Hizbollanë?: 1 miliard Euro për Libanin

"1 miliard Euro që do të vihen në dispozicion deri në vitin 2027 do t'u ofrojë njerëzve në Liban ndihmën që nevojitet me kaq urgjencë, dhe do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit", tha presidentja e Komisionit Evropian në Bejrut, Ursula von der Leyen. Mjetet financiare, sipas BE, do të shërbejnë për pajisje dhe trajnimin e ushtrisë libaneze. BE do të ndihmojë në arsim dhe shëndetësi edhe refugjatët. BE do ta mbështesë me 1 miliard Euro Libanin që ai pas kësaj marrëveshjeje të pengojë fluksin e refugjatëve drejt BE