Lidhje


Bangladeshi rikthen internetin në celular pas ndërprerjes 11-ditore për të shuar protestat

Bangladeshi ka rivendosur internetin celular, 11 ditë pasi u vndos një ndërprerje mbarëkombëtare për të frenuar protestat vdekjeprurëse mbi kuotat në pozitat qeveritare.Shërbimet celulare 4G të internetit  të vendit në Azinë Jugore rifilluan të dielën, disa orë pasi Zunaid Ahmed Palak, ministri i shtetit për telekomunikacionet dhe teknologjinë e komunikimit të informacionit, bëri njoftimin. “Kemi vendosur të rivendosim lidhjen e rrjetit 4G nga ora 15:00 [09:00 GMT] sot”, tha ministri i shtetit, pas një takimi me ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) dhe palë të tjera të interesuara në kryeqytetin Dhaka.

Read more ...


Kontaktoi me të dashurin e saj të vdekur përmes AI, "ai" i tha që ishte në ferr/ Gruaja: Ishte eksperiencë rrëqethëse

Inteligjenca artificiale gjeneruese ka bërë të mundur ndërtimin e chatbot-eve që mund të imitojnë një person të vdekur dhe të lejojnë dikë të bisedojë me të.Një grua foli për pasojat e inteligjencës artificiale që është krijuar për të ndihmuar njerëzit, por mund të ketë efekte negative.Teknologjia ofron një mënyrë të re që synon të ndihmojë njerëzit të pajtohen me pikëllimin e tyre kur janë të pikëlluar për humbjen e dikujt. Kështu, Generative AI ka bërë të mundur ndërtimin e chatbot-eve që mund të imitojnë një person të vdekur dhe të lejojnë dikë të bisedojë me të.

Read more ...


Erdogan kërcënon me pushtimin e Izraelit, i përgjigjet ministri i Jashtëm: Kujto si përfundoi Sadami!

Ministri i Jashtëm Israel Katz i përgjigjet kërcënimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të pushtuar Izraelin, duke e krahasuar atë me ish-diktatorin irakian Sadam Husein.

 

“Erdogan po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit dhe kërcënon të sulmojë Izraelin. Ai thjesht duhet të kujtojë se çfarë ndodhi atje dhe si përfundoi", shkruan Katz në X.Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e shkroi këtë në X në përgjigje të fjalëve të presidentit turk që evokoi një pushtim të mundshëm të Izraelit. 

Read more ...


Netanyahu kërcënon: Hezbollahu do të paguajë për vrasjen e 12 fëmijëve/ Por harron vrasjen e 14.000 e më shumë fëmijëve Palestinezë

Izraeli zotohet se grupi Hezbollah do ta paguajë shtrenjtë sulmin në fushën e futbollit në Golan që solli vdekjen e 12 fëmijëve. Si kundërpërgjigje ndaj së shtunës, avionët luftarakë izraelitë kryen disa sulme ajrore “brenda territorit libanez” dhe përgjatë kufirit. Hezbollahu ka mohuar të ketë lidhje më këtë ngjarje, duke mos marrë përgjegjësinë. Por autoritet ushtarake izraelite thonë se arsenali i përdorur është tipik i grupit Hezbollah.Gjatë vizitës në qytetin e Majdal Shams, ku ndodhi dhe sulmi i së shtunës që la të vdekur 12  të rinj, ministri i Mbrojtjes së Izraelit Yoav Gallant foli për një reagim të fortë kundër grupit Hezbollah, gjë që shton frikën për përshkallëzim të konfliktit.

Read more ...


ASEAN dënon sulmet kundër civilëve në Gaza

Ministrat e jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dënuan sot sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat kanë çuar në vrasjen e më shumë se 39.000 palestinezëve që nga tetori i vitit të kaluar, transmeton Anadolu.Në një komunikatë të përbashkët të samitit në Vientiane, kryeqyteti i Laosit, ministrat e jashtëm të ASEAN-it shprehën gjithashtu “shqetësim të madh” për situatën humanitare në enklavën e bllokuar.

“Ne dënuam të gjitha sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile, të cilat kanë rezultuar në një numër alarmues viktimash, veçanërisht gra dhe fëmijë, akses të kufizuar në ushqim, ujë dhe nevoja të tjera themelore, duke çuar në përkeqësimin e mëtejshëm të krizës humanitare në Gaza”, thuhet në komunikatë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG