Lidhje


Trump ngre akuza të rënda kundër Harris dhe Biden

Atentati i dyshuar i së dielës (17.09.)kundër kandidatit republikan për president në SHBA, Donald Trump ka sjellë sërish në fokus shqetësimet për dhunën e motivuar politikisht në SHBA. Presidenti Joe Biden paralajmëroi se mund të ketë përshkallëzim të mëtejshëm dhe bëri thirrje që shërbimi sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e politikanëve të rangut të lartë, të forcohet. Në një dalje në Filadelfia, Pensilvani, presidenti Biden bëri thirrje për parandalimin e dhunës. "Ne nuk mund t'i japim frymëmarrje kësaj," tha ai duke theksuar, se konfliktet duhet të zgjidhen në kutinë e votimit. Biden bëri thirrje gjithashtu për pajisje më të mirë të shërbimit sekret. Fondet për këtë i miraton kongresi amerikan.

Read more ...


Çmenduri virtuale me pasoja reale!/ Nëna braktis 3 fëmijët e mitur dhe ikën jeton në mal me të dashurin që njohu në Tik Tok

I tillë është edhe rasti i sotëm i trajtuar në Fiks Fare. Nëna e tre fëmijëve njeh në Tik-Tok një zotëri 8 vite më të ri se veten. Sipas saj ajo bie në dashuri dhe lë burrin dhe 3 fëmijët dhe shkon të jetojë me të në stan.

 

Adriatik Kullolli e ka njohur para 8 muajsh në Tik Tok nënën e tre fëmijëve, prej të cilëve dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç. Njohja u finalizua me takimin e tyre në 14 gusht, ku nëna e tre të miturve vendosi të lërë burrin e saj dhe fëmijët, me të cilët jetonte në Bilisht dhe shkoi te Adriatiku.

Read more ...


Rama jep leksione për korrupsionin: Sa më shumë duar të pastra të merren me politikë, aq më shumë gjëra të mira bëhen

Kryeministri Edi Rama, ka folur për politikën duke thënë se është bërë sinonim i së keqes, por shtoi se nuk mjafton të thuash se të gjithë politikanët janë njësoj apo s’dua t’ia di për këtë fushë. Rama u shpreh se sa më shumë duar të pastra të merren me politikë, aq më shumë gjëra të mira bëhen.

 

“Në fund të fundit, më e rëndësishmja është t’i japim politikës mundësinë të përdoret nga sa më shumë duar të mira. Politika është bërë sinonim i së keqes. Jo se politika nuk bën keq kur bie në duar të mbrapshta, por politika ka bërë dhe të gjitha gjërat që e ka ndihmuar njeriun të organizohet në shoqëri dhe ka bërë shoqëria të lulëzojë.

Read more ...


Qeveria e Orban kundër gjobave të BE: Meqë i duan emigrantët, po ua nisim ne falas për në Bruksel

Qeveria e Hungarisë dha sinjale se e ka seriozisht planin për t’u ofruar azilkërkuesve udhëtim falas drejt Brukselit, një masë që synon të bëjë presion ndaj Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga gjobat e rënda kundër vendit për politikat e tij kufizuese të azilit.

 
 Në një konferencë shtypi në Budapest të premten, sekretari i Shtetit, Bence Retvari pretendoi se Bashkimi Europain donte të detyronte Hungarinë të lejonte “emigrantët e paligjshëm” përtej kufijve të saj, dhe tha se vendi do t’u “ofrojë këtyre emigrantëve të paligjshëm, vullnetarisht, pa pagesë, një udhëtim për në Bruksel”.

Read more ...


Mjekët pezullojnë punën në privat! Efektet e hyrjes në fuqi të aktit normativ që u vështirëson dypunësimin

Ndonëse Akti Normativ, i cili kufizon punësimin e mjekëve në spitalet jopublike ka hyrë në fuqi, mjekët janë ende të paqartë. Disa prej tyre kanë pezulluar oraret e planifikuara me pacientët në spitalet private, por nuk dinë si do të vijojnë më tej. Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se po punohet për ta kompletuar me aktet  nënligjore dhe këto ditë nis diskutimi në Komisionin e Shëndetësisë,  me pas do të krijohet një regjistër elektronik me mjekët që do të kërkojnë të punojnë në spitale private.

Read more ...

XS
SM
MD
LG