Lidhje


Ashtu siç tha edhe hoxhë Shefqet Krasniqi "Jemi afër vdekjes"/ Përplaset nga makina bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza është aksidentuar nga një makinë sot në Prizren, teksa ishte duke ecur në rrugë.  Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, vajza e tij, Gresa Behluli. “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha shkurtimisht ajo. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi konfirmoi për Telegrafin rastin, duke thënë se Behluli është goditur derisa ishte duke kaluar rrugën.“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Read more ...


Vrasja makabre e Navalnyt një hije e zezë e totalitarizmit post komunist Rus

Vdekja e kryeopozitarit rus Alexei Navalny mbetet ende mister, teksa autoritete ruse nuk kanë dorëzuar trupin e pajetë të familjarët si dhe nuk kanë pranuar një hetim të hapur ndërkombëtar. Autoritetet e burgut thanë në fillim se shkak ishte bërë një trompozë që Navalny kishte pësuar, pasi ishte ndjerë keq teksa po shëtiste brenda burgut. Më pas, disa kanale në “Telegram” ngritën dyshimet se një ditë para vdekjes së Navalnyt, në koloninë penale ku ai mbahej në Siberi, kishte patur prezencë të shtuar të agjentëve rusë.

Read more ...


Avioni i parë luftarak i prodhuar në Turqi përfundon me sukses fluturimin e parë

Avioni i parë luftarak i prodhimit vendas i Turqisë, KAAN, përfundoi me sukses sot fluturimin e tij fillestar, si pjesë e projektit të forcimit të aviacionit që vendi filloi në vitin 2016. Kompania turke “Turkish Aerospace Industries Inc.” (TUSAS) nënshkroi një kontratë me firmën britanike “BAE Systems plc” me vlerë 125 milionë dollarë në vitin 2017 për të zhvilluar një lloj avioni luftarak të gjeneratës së ardhshme. TUSAS ndau një video që tregon avionin luftarak duke u ngritur dhe më pas duke u kthyer në një bazë ajrore në veri të Ankarasë.

Read more ...


Izraeli po lufton të mbylli Al jazeeran / Janë përgatitur “procedurat e nevojshme” për mbylljen e televizionit Al Jazeera-tha ministri israelit

Ministri izraelit i Komunikimeve, Shlomo Karhi, ka bërë të ditur se qeveria ka përgatitur “procedurat e nevojshme” për të mbyllur televizionin Al Jazeera të financuar nga Katari, transmeton Anadolu. Kjo erdhi gjatë një seance të mbajtur nga Komiteti i Sigurisë Kombëtare në Knesset (parlamenti izraelit) për të diskutuar një projektligj që i mundëson ministrit Karhi “të urdhërojë mbylljen e një medie nëse zbulohet se dëmton sigurinë kombëtare”. “Ne përgatitëm procedurën e nevojshme për mbylljen e televizionit Al Jazeera. Ka çështje të tjera që neve mund të na duhet t’i adresojmë”, tha Karhi.

Read more ...


Për herë të parë në Kosovë filloi vaksinimi i vajzave 11 vjeçare kundër kancerit të qafës së mitrës

Dje në Prishtinë për herë të parë ka nisur vaksinimi HPV i vajzave, vaksinë kjo që jepet kundër kancerit të qafës së mitrës. Nisjen e vaksinimit HPV në Prishtinë e kanë bërë të ditur nga komuna e Prishtinës. “Një hap tepër i rëndësishëm për shëndetin e të çmueshmeve, vajzave tona, ka nisur në Kryeqytet. Nxënëset e moshës 11 vjeçare, të shkollës Model ‘Qamil Batalli’ në Prishtinë, u vaksinuan me vaksinën Human Papilloma Virus (HPV). Vaksina HPV ka një rëndësi të jashtëzakonshme për shëndetin e vajzave, duke ofruar një mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës; një sëmundje që po shfaq një rritje shqetësuese në numrin e rasteve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG