Pritet sulm nga Irani, SHBA urdhëron diplomatët dhe familjet e tyre në Izrael të strehohen në vende të sigurta
Departamenti i Shtetit ka urdhëruar të gjithë diplomatët amerikanë dhe familjet e tyre me bazë në Izrael dhe Bregun Perëndimor, që të strehohen në vende tw sigurta deri në njoftimin e mëtejshëm, pasi situata e sigurisë bëhet gjithnjë e më e pasigurt me inkursionin tokësor të Izraelit në Liban dhe kërcënimet e mundshme të një sulmi raketor iranian.
“Si rezultat i situatës aktuale të sigurisë, Ambasada e SHBA-së ka udhëzuar të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjeve të tyre që të strehohen në vend deri në njoftimin e mëtejshëm”, tha ambasada në Jerusalem të martën në një njoftim për qytetarët amerikanë.