Aksionet e SPAK/ Çfarë e lidh Ilir Beqajn me pronarët e farmacive
Zbardhen detaje të reja në lidhje me kontrollin që Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe policia, me urdhër të SPAK, po kryejnë në farmacinë “Delta Farma”, por dhe në disa farmaci të tjera kryesisht të lokalizuara në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se kontrolli ka nisur që prej mesditës së sotme, në kuadër të një hetimi të ri të lidhur me kontratat që këto kompani kanë pasur me Ministrinë e Shëndetësisë, kur drejtohej nga Ilir Beqaj.