Qeveria në Gaza: Izraeli goditi Rripin e Gazës me 65 mijë tonë eksploziv
Ushtria izraelite ka përdorur eksploziv (shpërthyes) që tejkalon 65 mijë tonë, përfshirë bomba të ndaluara ndërkombëtarisht në sulmet që vazhdon prej rreth 3 muajsh ndaj Rripit të Gazës.
Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se "Avionët luftarakë të shtetit pushtues (Izraelit) kanë lëshuar mbi 45 mijë raketa dhe bomba gjatë luftës gjithëpërfshirëse gjenocidale kundër Rripit të Gazës. Disa prej tyre peshonin një ton shpërthyes dhe shteti pushtues me këto ka bombarduar qëllimisht zonat e vendbanimeve".