Lidhje


Ekonomia, Thembra e Akilit e hoxhallarëve!

Nga Behar Kaceli
 
 
Ibn Haldun në librin e tij “Historia”, thotë se përgjegjësit e çështjeve fetare si: kadillëku, fetvaja, mësimi, imamllëku, hutbeja dhe predikimi, muezinllëku, e të ngjashme me ta shpesh nuk venë pasuri.
 
 
Arsyeja për këtë thotë ai “është se fitimi, siç e kemi sqaruar, është sipas vlerës së punës dhe ndryshon sipas nevojës dhe kërkesës për të. Nëse një punë është shumë e kërkuar dhe e domosdoshme, vlera e tyre rritet dhe fitimi prej saj është më i madh.
 
 
Njerëzit që angazhohen me profesionet fetare, nuk kërkohen nga publiku i gjerë dhe interesi për ta nuk është i madh. Prandaj elitat i kërkojnë ata sa herë kanë nevojë për nxjerrjen e ndonjë fetvaje apo për gjykimin ndërmjet mosmarrëveshjeve. Kryetarët e shteteve i kërkojnë vetëm në rastet cermoniale edhe aty në bazë të konsideratës personale dhe interesave që kanë për ta. Kjo bën që edhe pagesat ndaj tyre të jenë në bazë të nevojave që kanë. Kryetarët e shteteve nuk i vlerësojnë njerëzit e fesë asnjëherë si ushtarakët, zejrtarët, urbanistët, etj.
 
 
Shkak tjetër është, ngaqë shumica e dijetarëve dhe njerëzve të fesë, nuk iu kushtojnë vëmendje dhe kohë njerëzve të pushtetit. Ata janë të angazhuar me diçka më të madhe se kjo, pozita e tyre ndër njerëz i bën që të angazhohen me hallet e tyre dhe ti lënë pas dore vetet e tyre. Kjo i bën ata që të mos përfundojnë në dyert pushtetarëve duke kërkuar apo duke u lutur për të arritur diçka si pasuri të tyren.
 
 
Disa miq të nderuar të mitë, kur e dëgjuan këtë prej meje e mohuan dhe nuk ishin dakort. Unë arrita të kontrolloj disa rregjistra dhe dokumenta të grumbulluara në sarajin e Halifes të cilat përmlidhnin shumë të dhëna rreth të ardhurave dhe shpenzimeve të kadilerëve, imamëve, muezinave, etj. Pasi i shfletova me radhë për një kohë të gjatë më rezultoi ajo që kisha pohuar më lart. Nuk na ngelet me thënë gjë tjetër vetëm se i Madhërishëm është Allahu që na zbuloi një nga sekretet e urtësisë së tij".
 
 
Për më shumë: Tarih ibn Haldun, V. 1, Dar el-Fikr, Bejrut 1981, f. 492.
XS
SM
MD
LG