Horror në Durrës/ “Do më fejonte me zor”, vajza vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës
Horror në Shënavlash të Durrësit! Vajza ka vrarë babain e saj dhe më pas e ka varrosur në oborrin e banesës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në datë 13 shkurt, rreth orës 22:30, shtetasi me inicialet H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të. Pas hetimeve të policisë, rezultoi se e bija e 50-vjeçarit fshihej pas ngjarjes. Kjo e fundit kishte vrarë me armë zjarri në banesë, dhe më pas trupin e tij e kishte groposur në oborr. Shkak thuhet se është bërë një konflikt mes vajzës dhe babait, pasi ky i fundit kishte dashur të fejonte 19-vjeçaren.