Lidhje


Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë/Detaje nga ngjarja tragjike

Pak minuta pasi dy gra, nënë e bijë u gjetën të vdekura brenda banesës së tyre në Korçë, detaje të tjera kanë dalë në dritë. Eleni Vangjeli 74 vjeç dhe Ornela Vangjeli54 vjeç, jetonin bashkë në këtë banesë, ndërsa e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte . Për nënën kujdesej vajza e saj. Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi.

Read more ...


Shpërndante drogë në fushat sportive ku luanin nxënësit e shkollave, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një i ri është arrestuar pasi u kap me doza droge, të cilat i shiste në fusha sportive që frekuentoheshin nga nxënës shkolle. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se në rrugën “Mati Logoreci”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 27 vjeç, banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të fushës sprotive, në Laprakë, e cila frekuentohet nga nxënës shkolle. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Read more ...


24 orët e fundit të Hitlerit/ ‘Qëllove në shenjë’, thotë djali i Goebbels kur Fuhreri vret veten

Një libër interesant po tërheq vëmendjen se fundmi teksa pretendon të rrefejë minutë pas minute 24 orët e fundit të Hitlerit në Bunkerin e Berlinit ku fshihej. Autorët Jonathan Mayo e Emma Craigie tregojnë gjithashtu për shthurjen e dehjen e dëshpërimit të ushtarëve të tij të afërt në orët e fundit, teksa rusët afroheshin në qytet. Në ekstraktin e sotëm, e përditshmja britanike DailyMail tregon sesi lideri nazist dhe bashkëshortja u detyruan të kryenin vetëvrasje teksa sovjetiket avanconin.

Read more ...


Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? / Arrestohen dy vajza nga Shqipëria për rrëmbimin e biznesmenit kosovar

Dy vajza shqiptare janë arrestuar për rrëmbimin e biznesmenin nga Gjilani, Musah Hamiti i cili rezulton i zhdukur prej 10 janarit 2024. Familjarët rapotuan zhdukjen e tij, teksa thane se kishte me vete 80 mijë franga. Nga brenda Gjykatës mesohet se një gjykatës i procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të dërguar në paraburgim Silvana Dulellarin e lindur në vitin 1984 dhe Marinela Markoviç e lindur në vitin 1989.

Read more ...


Mjeku turk i bëri ndërhyrje në stomak për t’u dobësuar, 20-vjeçarja vdes 24 orë më vonë

Një kirurg turk do të përballet me drejtësinë pasi ka kryer operacion stomaku ndaj një 20-vjeçareje britanike, e cila vdiq disa ditë më vonë. 20-vjeçarja Morgan Ribeiro, me kursimet e bëra nga prindërit e saj, kishte arritur të mblidhte shumën prej 2,500 paund për të udhëtuar drejt Turqisë dhe për t’iu nënshtruar operacionit që do ta ndihmonte të humbte peshë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG