Shqipëria artileri nga I.zr.aeli, ndërkohë që shetet evropiane vendosin sanksione
Kompania izraelite e mbrojtjes Elbit Systems pritet të furnizojë Shqipërinë me sisteme artilerie të avancuara, përfshirë topa, mortaja dhe dronë. Kështu raporton gazeta izraelite Haaretz, duke cituar burime zyrtare. Sipas gazetarit Oded Yaron, marrëveshja është nënshkruar mes qeverisë së Izraelit dhe asaj të Shqipërisë, dhe përfshin furnizimin me topa ATMOS 155 mm, të montuar në kamionë, mortaja SPEAR 120 mm dhe dronë taktikë të modeleve Magni X dhe Thor.
Edhe pse vlera e marrëveshjes nuk është bërë e ditur, sipas çmimeve të njohura publikisht, një sistem i vetëm artilerie mund të kushtojë deri në 5 milionë dollarë.