Lidhje


Grabitja kthehet në tragjedi/ Pronari italian i vilës q.ëllon ndaj tre hajdutëve shqiptarë, njëri gjendet i v.dekur tri ditë pas ngjarjes dhe një tjetër në spital

Trupi i pajetë i 25-vjeçarit shqiptar, i cili së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë kishte marrë pjesë në një grabitje shtëpie në Foria di Centola, u gjet vonë këtë mëngjes në Limazzo, San Severino di Centola në Itali.

 

I riu ishte zhdukur për më shumë se 48 orë, pasi ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri gjatë grabitjes. Kërkime intensive midis San Severinos dhe Forias: dronë dhe qen nuhatës gjithashtu ishin angazhuar në terren.

Read more ...


Vendet e NATO-s dakordohen t'i rrisin shpenzimet në 5 për qind të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035

Vendet e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035. Sipas deklaratës së samitit, udhëheqësit e 32 vendeve përsëritën angazhimin e tyre ndaj Nenit 5 të NATO-s, i cili premton mbrojtje kolektive.

 

"Të bashkuar përballë kërcënimeve dhe sfidave të thella të sigurisë, veçanërisht kërcënimit afatgjatë të Rusisë ndaj sigurisë euroatlantike dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët angazhohen deri në vitin 2035 të shpenzojnë 5 për qind të PBB-së së tyre vjetore për nevojat themelore të mbrojtjes dhe shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë, në mënyrë që të përmbushin detyrimet tona individuale dhe kolektive sipas Nenit 3 të Traktatit të Washingtonit", thuhet në deklaratë.

Read more ...


Trump zgjat me një vit, urdhrin për gjendje të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor

Donald Trump Presidenti i SHBA ka zgjatur edhe për një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen e jashtëzakonshme në Ballkan. Në dokumentin zyrtar të publikuar në Regjistrin Federal, njoftohet se situata në rajonin e Ballkanit vazhdon të përbëjë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Sipas njoftimit, veprimet e individëve që cenojnë paqen dhe përpjekjet për stabilizim në Ballkan vazhdojnë të pengojnë përparimin demokratik dhe procesin e integrimit të rajonit në strukturat euroatlantike. 

Read more ...


Trump: I.zraeli dhe Irani kanë rënë dakord për armëpushim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se është arritur një "armëpushim i plotë dhe total" midis Izraelit dhe Iranit dhe se në këtë mënyrë lufta do të përfundojë. Trump përdori shprehjen "urime të gjithëve" në një postim në platformën e mediave sociale "Truth Social" në lidhje me konfliktin e vazhdueshëm midis Iranit dhe Izraelit.

 

Ai njoftoi në postimin e tij se "është arritur marrëveshje e plotë midis Izraelit dhe Iranit në lidhje me një armëpushim të plotë dhe total". Duke vënë në dukje se lufta do të konsiderohet "e mbaruar në këtë pikë", Trump vuri në dukje se Irani do të iniciojë armëpushimin dhe Izraeli do të iniciojë një armëpushim në 12 orët në vijim.

Read more ...


Politikat antiprodhim, si Rilindja e shndërroi Shqipërinë në vendin me koston më të lartë të jetesës

Në vitin 2014, Shqipëria ishte vendi i dytë me koston më të ulët të produkteve bazë në Europë, duke qenë pas vetëm Maqedonisë së Veriut.  Sipas të dhënave zyrtare të Eurostat, në vitin e parë të qeverisjes socialiste në pushtet, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri ishin sa 68 për qind e mesatares së Bashkimit Europian. Kjo do të thoshte se ushqimet në Shqipëri kushtonin të paktën 32 për qind më lirë se mesatarja e vendeve të BE-së. Por pas vitit 2014, qytetarët shqiptarë janë përballur me një shtrenjtim dramatik të produkteve bazë dhe vitin e kaluar, për herë të parë çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkolike në Shqipëri, kaluan mesataren e Bashkimit Europian.

Read more ...

XS
SM
MD
LG