Incidenti i rëndë/ Tension në Baltik, Gjermania ngre dy avionë luftarakë 'Eurofighter' për të kapur “spiunin” rus
Një tjetër incident është regjistruar në hapësirën ajrore mbi Detin Baltik ditën e djeshme. Deutsche Welle raporton se avionët luftarakë gjermanë janë ngritur në ajër për të kapur një avion zbulues rus Il-20 që kishte interceptuar në hapësirën ajrore të NATO-s.
Dy avionë Eurofighter u ngritën nga baza ajrore Rostock-Laage në Gjermani pasi avioni rus u pikas me transponderët e fikur dhe pa një plan fluturimi të dorëzuar, sipas DW.