Wednesday, 07 May 2025 17:38
Kryeministri kanadez Mark Carney po qëndron për një vizitë në SHBA, ku dje në Shtëpinë e Bardhë është pritur nga presidenti amerikan Donald Trump. Me të arritur në Shtëpinë e Bardhë, dy liderët shkëmbyen disa fjala para se të futeshin brenda, transmeton Telegrafi. Ata madje mbajtën një konferencë të përbashkët për gazetarëve në Zyrën Ovale.
Ky takim sipas Carney ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, që janë zbehur paksa që nga shpallja e tarifave ndaj Kanadasë nga presidenti amerikan.
Read more ...
Tuesday, 06 May 2025 17:48
Rrëzimi i një skele hekuri nga pallati në ndërtim i firmës “Arlis ndërtim” sh.p.k. të Armand Lilos, ka çuar në dyert e gjykatës së Tiranës, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin.
Një nga dy të plagosurit, Imelda Shkëmbi, e cila mbeti e dëmtuar teksa ecte në trotuar tek pallati që ndërtonte firma e Lilos i është drejtuar me një kërkesë padi gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej saj detyrimin e kompanisë “Arlis Ndërtim”, të paguajë financiarisht shkaktimin e dëmit, të ndodhur në Janar 2024.
Read more ...
Monday, 05 May 2025 21:37
Brunei i ka hequr vizat për shtetasit e Kosovës, duke u bërë vendi i dytë nga Azia Juglindore brenda javësh që mundëson udhëtim pa viza për kosovarët pas Malajzisë, njoftoi të hënën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani njoftoi se – gjatë vizitës së saj shtetërore në Brunei, e ka nënshkruar një marrëveshje bashkë me sulltanin dhe kryeministrin e Bruneit, Sultan Haji Hassanal Bolkiah, për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve.
“Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve dhe një lehtësim konkret për qytetarët tanë, duke përmirësuar ndërlidhjen, shkëmbimet kulturore dhe ekonomike”, tha Osmani.
Read more ...