Pesë zyrtarë të bashkisë së Rrogozhinës janë arrestuar pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”,”Falsifikim dhe mashtrim”me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090. Nga hetimet është zbuluar se zyrtarët, tanimë të arrestuar, Besim Ballabani, Xhemile Uku, Mario Meka, Elton Levonja dhe Edlira Ramaj janë përfshirë në të paktën 78 raste të dyshimta, ku banesat për të cilat ishte dhënë dëmshpërblimi pas tërmetit ishin shpallur si objekte të dëmtuara në fakt ishin kasolle për derrat e lopët.
Read more ...
Tuesday, 01 October 2024 10:42
Mediat siriane raportuan se Izraeli ka kryer sulme ajrore në kryeqytetin Damask gjatë natës, transmeton Anadolu. Në lajmin e agjencisë së lajmeve të regjimit, SANA thuhet se, "Sistemet tona të mbrojtjes ajrore sulmuan objektivat e armikut për të tretën herë sonte".
Në një lajm tjetër të SANA-s, bazuar në një burim ushtarak, pretendohet se Izraeli i kreu sulmet në kryeqytet me avionë luftarakë dhe dronë. Thuhet se sistemet siriane të mbrojtjes ajrore i rezistuan raketave dhe dronëve dhe rrëzuan shumicën e tyre.
Read more ...