Lidhje


Eurodeputeti italian: Ajo që po ndodh në G.aza është gj.enocid që po ndiqet live 'full HD'

Eurodeputeti italian Danilo Della Valle, i cili doli në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) i veshur me një bluzë me një kod QR që të drejton një faqe interneti që përmban informacione rreth palestinezëve të vrarë nga Izraeli në gjenocidin në Gaza, tha se "Fatkeqësisht ajo që po ndodh në Gaza është gjenocid që ne po e shohim në vitin 2024 live 'full HD'", raporton Anadolu.

 

Della Valle, një nga deputetët e rinj që hyri në PE pas zgjedhjeve në qershor, doli në foltore në një seancë të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së i veshur me një bluzë me një kod QR të printuar në të që drejton një faqe interneti që përmban informacione lidhur me shifrën, emrat dhe moshat e palestinezëve që u vranë në gjenocidin e Izraelit në Gaza.

Read more ...


Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjë

Serbia ka dëbuar dy shtetas të Zvicrës, pasi një gjykatë ua anuloi dënimin me burgim, për shkak se ata kishin bërë me duar shqiponjën, një gjest që, sipas prokurorëve serbë, shihet si simbol për “Shqipërinë e Madhe”.

 
Ky simbol është referencë për shqiponjën dykrenore që gjendet në flamurin e Shqipërisë dhe po ashtu përdoret nga shqiptarët në mbarë botën, përfshirë në Kosovë, pavarësinë e së cilës Serbia refuzon ta njohë.

Read more ...


Parlamenti i"zraelit miraton ligjin që lejon b"urgosjen e f"ëmijëve p"alestinezë nën 14 vjeç

Parlamenti izraelit (Knesset) miratoi sot një ligj që autorizon ndalimin e fëmijëve palestinezë nën 14 vjeç, transmeton Anadolu. Projektligji u miratua në leximin e dytë dhe të tretë me 55 vota pro dhe 33 kundër, duke e bërë atë një ligj në fuqi, tha Knesseti në një deklaratë.

 

Legjislacioni, një masë e përkohshme pesëvjeçare, lejon gjykatat të urdhërojnë ndalimin e fëmijëve nën 14 vjeç në ambiente të mbyllura nëse dënohen për vrasje që përfshin "terrorizëm ose aktivitete terroriste". Sipas deklaratës, pasi të mbushë 14 vjeç, fëmija do të vazhdojë të vuajë dënimin në burg.

Read more ...


Pirueta e Ramës/ Dikur kundër Trump sot.....; “Fitorja e Trump nuk ndryshon gjë për Shqipërinë”

Zgjedhja e Trump “për Shqipërinë nuk nënkupton asgjë”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në Budapest të Hungarisë ku po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, për çështjet e sigurisë. Ai e ka përforcuar mendimin e tij përpara gazetërëve duke shtuar: “Asgjë nuk ndryshon. Shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë, kështu që kushdo të jetë në Shtëpinë e Bardhë, nuk bën ndonjë dallim të madh”.  Donald Trump që u zgjodh të martën presidenti i 47 i SHBA-ve, por që do të marë detyrën në janarin e ardhshëm, ka shkaktuar shumë frikë dhe shqetësim midis vendeve aleate në perëndim.

Read more ...


DW: Qendrat për emigrantët në Shqipëri nuk duhet të ekzistonin

Pavarësisht se disa gjykata italiane – së pari ajo e Romës dhe së fundi e Katanias – po e "rrëzojnë” marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, kryeministrja italiane e së djathtës, Giorgia Meloni, duket këmbëngulëse për ta çuar atë përpara. Përmes një dekreti të pak ditëve më parë, Meloni projektoi ligjin më të ri të qeverisë italiane, i cili i "jep dorë të lirë” kësaj të fundit, që të konsiderojë vende të sigurta origjine të gjitha shtetet nga vijnë emigrantët e paligjshëm. Marrëveshja pati shumë zëra kundër që pas çasteve të zyrtarizimit të saj në Romë, ku kryeministrja italiane dhe homologu i saj shqiptar, Edi Rama, firmosën të buzëqeshur marrëveshjen dhe u shprehën më optimistë se kurrë për fqinjësinë e mirë ndër shekuj mes dy vendeve.

Read more ...

XS
SM
MD
LG