Lidhje


I.zraeli ka filluar "të nxjerrë fshehurazi ushtarët e tij gj.enocidalë" nga shtete të ndryshme nga frika e a.rrestimit

Dyab Abou Jahjah, themelues dhe President i Fondacionit "Hind Rajab" i cili synon të gjurmojë ushtarët izraelitë që kryen krime lufte në Gaza dhe t'i gjykojë ata në çështje kombëtare dhe ndërkombëtare, tha se Izraeli ka nxjerrë fshehurazi ushtarët e tij nga shumë vende, duke përfshirë nga Sri Lanka dhe Holanda me shqetësimin se ata do të gjykohen.

 

Jahjah shpjegoi për Anadolu se si videot dhe fotot e shpërndara nga ushtarët izraelitë nga Gaza u përdorën si dëshmi e krimeve të luftës dhe përpjekjet që ata kanë bërë për gjykimin e tyre në mbarë botën.

Read more ...


Netanyahu: Hamasi po krijon “krizë” në minutën e fundit! Organizata: Jemi të përkushtuar ndaj marrëveshjes

Një takim i kabinetit të sigurisë të Izraelit për të miratuar një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh me Hamasin është shtyrë për më vonë, pasi negociatorët në Katar thuhet se po punojnë për të sqaruar detajet përfundimtare. Zyra e Netanyahut pretendoi se Hamasi ka refuzuar kushte të caktuara dhe po krijon një “krizë” të minutës së fundit për të finalizuar marrëveshjen për lirimin e pengjeve. “Hamasi po tërhiqet nga marrëveshjet dhe po krijon një krizë të minutës së fundit që pengon arritjen e një marrëveshjeje”, thuhet në deklaratë.

Read more ...


Merr fund rezistenca, 100 policë a.rrestojnë Presidentin e Koresë së Jugut

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, i cili u shkarkua nga detyra, është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme muajin e kaluar, deklaruan të mërkurën hetuesit kundër korrupsionit, duke i dhënë fund një përballjeje herët në mëngjes përpara rezidencës së tij zyrtare në Seul.

 

Megjithatë, Yoon mbeti sfidues, duke thënë se kishte rënë dakord të bashkëpunonte me autoritetet kundër korrupsionit për të “shmangur gjakderdhjen” pas kapitullit të fundit të një sage që ka tronditur politikën e Koresë së Jugut dhe ka shkaktuar shqetësim mes aleatëve të saj. Yoon tha se sundimi i ligjit ishte “kolapsuar plotësisht” pas ndalimit të tij.

Read more ...


SHBA, përgatitet projektligj që i jep Trumpit "kompetencë të zhvillojë bisedime për të blerë Grenlandën"

Republikanët në Kongresin Amerikan paraqitën në Dhomën e Përfaqësuesve një projektligj që i jep kompetencë presidentit të zgjedhur Donald Trump të "blejë Grenlandën nga Danimarka", transmeton Anadolu. Projektligji, i cili u shfaq në mediat amerikane dhe u prezantua me titullin "Make Greenland Great Again Act", u përgatit nga kongresmeni republikan Andy Ogles.

 

Projektligji i mbështetur nga shumë republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve, autorizon Trumpin sapo të bëhet president që të "zhvillojë negociata me Danimarkën për të blerë Grenlandën".

Read more ...


Grupi Houthi në Jemen: Goditëm me raketë supersonike Ministrinë i.zraelite të Mbrojtjes

Grupi Houthi me mbështetje iraniane në Jemen njoftoi se kanë shënjestruar me një raketë Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi ushtarak i grupit Houthi, Yahya Saree, pretendoi se kanë goditur Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit me një raketë supersonike që ata e emërtojnë "Palestine 2".

 

Duke pretenduar se sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore dështuan dhe se raketa supersonike arriti me sukses objektivin, Saree theksoi se ky ishte sulmi i tretë ndaj Izraelit në 12 orët e fundit.

Read more ...

XS
SM
MD
LG