Lidhje


Gjermania kritikon kalimin e kontrollit të Bregut Perëndimor të pushtuar nga ushtria izraelite te kolonët

Gjermania ka kritikuar planet e ushtrisë izraelite për të zhvendosur kontrollin e Bregut Perëndimor të pushtuar te grupet pro kolonëve izraelitë, transmeton Anadolu.Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sebastian Fischer, para përfaqësuesve të mediave në Berlin tha se “ushtria izraelite mban përgjegjësi për pushtimin dhe kjo është e papajtueshme me dorëzimi i përgjegjësisë tek një administratë civile është e papajtueshme”.“Kjo është arsyeja pse është një raport që ne e kemi ndjekur me shumë shqetësim. Ne refuzojmë një aneksim të Bregut Perëndimor. Çdo hap drejt aneksimit të Bregut Perëndimor nga Izraeli është një hap në drejtimin e gabuar. Ne e refuzojmë atë”, theksoi Fischer.

Read more ...


Sulmi ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, “Rusi” dënohet me 15 muaj burgim e 12 mijë euro gjobë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 muaj burgim dhe më 12 mijë euro gjobë serbin, Nenad Orlloviq, i njohur si “Rusi”, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të viti të kaluar.Gjithashtu, ai është dënuar edhe për veprën penale pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.Sipas aktakuzës së ngritur më 11 qershor 2024, thuhet se Orlloviq më datë 29 maj 2023, në intervalin kohor duke filluar nga ora 06:00 e deri në orët e mbrëmjes, në perimetrin në të cilin gjendet objekti i Komunës së Zveçanit, në koordinim me shumë të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia, kanë marrë pjesë aktive në grupin e personave në kryerjen e veprave penale serioze.

Read more ...


Godasin sërish hαkerat iranianë, bëhen publike të dhënat e mijëra shqiptarëve

Faqja në Telegram, “Homeland Justice” që pretendohet se u perket hαkerave iranianë, ka publikuar këtë të diel, një listë me mijëra emra qytetarësh shqiptarë.Nga një vëzhgim që lapsi.al i bëri publikimit vërehet se në këtë listë janë të dhënat e qytetarëve si: emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit, numri i telefonit, numri i kartës së identitetit.Krahas këtij dokumenti, “Homeland Justice”, shkruan: “Nëse dikush thotë: Unë e adhuroj Zotin” dhe urren vëllanë e tij, ai është hipokrit; sepse ai që vret vëllanë e tij që e ka parë, nuk mund ta dojë Perëndinë që nuk e ka parë’.

Read more ...


Raporti i fundit për sanksionet/ Analisti reagon ashpër: Është groteske – “Godet” Edi Ramën, ky ishte kontributi i tij!

Kosova vazhdon të jetë nën masat ndëshkuese të BE-së. Ndërmjetësuesi i BE-së, Josep Borrell kishte thënë se raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës u kishte dorëzuar vendeve anëtare më 18 qershor. Raporti kishte të bënte me hapat që Kosova ka ndërmarrë për uljen e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

E një gjë të tillë, vendet anëtare të BE-së, nuk kishin pasur pajtim mes vete. Ata kanë lënë të hapur mundësinë që masat ndëshkuese ndaj Kosovës të hiqen  pjesërisht dhe gradualisht. Analisti Driton Tali për të gjitha këto ‘lë fajtor’ edhe kryeminsitrin e Shqiprëisë, Edi Rama, për të cilin thotë se në një farë mënyre kontriboi me deklaratat e tij ndaj Kosovës në momentet më kritike

Read more ...


Shkenctari klimatik shpjegon pse moti ekstrem po godet Greqinë

Greqia u godit nga vala e saj më e hershme e të nxehtit të regjistruar këtë muaj, duke shkaktuar vdekje të shumta, mbyllje të shkollave dhe atraksioneve turistike.Temperaturat tani kanë rënë pak nën pragun zyrtar të valës së të nxehtit prej 38 gradë Celsius. Nuk ka dyshim se vendi mesdhetar është në vijën e parë të ndryshimeve klimatike në Evropë.Por cilat janë arsyet që Greqia është ndikuar kaq nga ndryshimet klimatike? Për të zbuluar, ne folëm me shkencëtarin e klimës Dr. Kostas Lagouvardos, drejtor kërkimi në Observatorin Kombëtar të Athinës.

Read more ...

XS
SM
MD
LG