Komisioni Evropian nis hetimet pas “black out-it” energjetik që përjetoi Shqipëria dhe rajoni
Pas “black out-it” energjetik që përjetoi Shqipëria dhe i gjithë rajoni mesditën e të premtes, rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike ka njoftuar në një deklaratë me shkrim se do të nis një hetim ndërkombëtar për incidentin e djeshëm.
ENTSO-E aktualisht po mbledh të dhëna teknike për këtë incident nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion rreth kësaj ngjarjeje në të ardhmen e afërt. Në përputhje me metodologjinë për klasifikimin e incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve të ENTSO-E do të zgjidhi një panel ekspertësh për të vlerësuar shkaktarët dhe pasojat e incidentit.