I.zraeli pushton territore edhe në qytetin Daraa të Sirisë

Izraeli pushtoi dy fshatra në pellgun Yarmouk në qytetin Daraa të Sirisë ku u rrëzua regjimi i partisë Baath, raporton Anadolu. Izraeli ka zgjeruar pushtimin e tij në territoret e Sirisë që nga dita e rrëzimit të regjimit.
Ushtria izraelite pushtoi fshatrat Jamla dhe Maaraba në pellgun Yarmouk të qytetit jugor Daraa. Banorët e rajonit protestuan kundër pushtimit të territorit të vendit nga Izraeli. Turmat erdhën në demonstrata me flamujt e rinj të Sirisë dhe brohoritën "Shporru Izrael".