“Gaza e Afrikës”/ Krizë urie edhe në Sudan, 900 mijë njerëz nën rrethim të plotë, në pamundësi për ushqim dhe ndihmë mjekësore

Qyteti al Fashir në Darfurin e Veriut është kthyer në epiqendrën e një katastrofe të rëndë humanitare, ku rreth 900 mijë civilë jetojnë nën rrethim të plotë dhe pa asnjë akses në ushqim apo ndihmë mjekësore. Prej më shumë se 14 muajsh, qyteti është izoluar nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), të cilat kanë bllokuar çdo rrugë furnizimi dhe kanë ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare.
Pamje të rralla të siguruara nga media britanikesky news tregojnë rrugë të boshatisura, njerëz të fshehur në shtëpi dhe fëmijë të sëmurë të ulur mbi rrogoza në tokë të zhveshur. Ndërkohë, ushtria sudaneze dhe Forcat e Përbashkëta të Mbrojtjes së Darfurit po përpiqen të ndalojnë përparimin e RSF-së drejt marrjes së kontrollit të qytetit.