Organizatat i.zraelite për të drejtat e njeriut akuzojnë vendin e tyre: Po kryen gj.enocid kundër palestinezëve në Gaza

Dy organizata izraelite për të drejtat e njeriut kanë thënë se vendi po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza. Në raportet e publikuara të hënën, B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut (PHR) thanë se Izraeli po kryente “veprime të koordinuara dhe të qëllimshme për të shkatërruar shoqërinë palestineze në Rripin e Gazës”, shkruajnë mediat e huaja.
Dy grupet janë zërat e parë të mëdhenj brenda shoqërisë izraelite që bëjnë akuza të tilla kundër shtetit gjatë gati 22 muajve të luftës kundër Hamasit.