Lidhje


Koreja e jugut shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Koresë së Jugut Jon Suk Jeol shpalli sot gjendjen e jashtëzakoshme dhe ligjin ushtarak. Ai urdhëroi ndalimin e të gjitha aktiviteteve politike në vend dhe nxori një dekret për mbylljen e parlamentit të kontrolluar nga opozita. Ligji ushtarak hyri në fuqi menjëherë dhe ushtria koreane jugore u vu në lëvizje duke bllokuar rrugët e Seulit dhe duke marrë në dorëzim ndërtesat kyçe të shtetit. Ndalimi i aktiviteteve politike përfshin edhe censurimin e të gjithë mediave dhe organeve të pavarura, si dhe ndalimin e grumbullimeve dhe të demonstratave.

Read more ...


Italianë e shqiptarë, protestë kundër kampit të emigrantëve në Gjadër

Aktivistë të shoqërisë civile nga Italia dhe Shqipëria janë bërë bashkë në një protestë kundër dhunimit të të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane dhe planit për t’i dërguar në kampin e Gjadrit.

 

Aktivistët janë mbledhur fillimisht para portit të Shëngjinit. Është vënë re se aty ka pasur prezencë të shtuar të policisë. Ky reagim vjen pas mbërritjes së dy kontigjentëve të emigrantëve nga vende afrikane dhe aziatike në vendin tonë të cilët u rikthyen në vendet e origjinës pasi gjykata italiane rrezoi në të dyja rastet vendimin e qeverisë së Italisë.

Read more ...


Anjeza Çallpani, drejtoresha e Taulant Tushes që bën kërdinë me v.jedhje në bashki

Anjeza Çallpani një ndër drejtoreshat e Bashkisë Tiranë, është një ndër ato figura që bashkë me grupin e saj është bërë e artë duke vjedhur nga taksat e qytetarëve të Tiranës e duke i pastruar ato në kompanitë e të shoqit. E nisi karrierën si kandidate për deputete në PDIU dhe më pas e ushtroi artin e gjatë të përvetësimit të parave publike duke i futur në xhepat e saj e në funksion të bandës “5D”.
 
 
E veçanta e Çallpanit është se i shpëtoi burgut dhe i shërben tashmë si punë-mbaruese jashtë mikut të saj special Taulant Tushes.

Read more ...


Iraku dërgon njësi të blinduara në kufirin mes Sirisë dhe Jordanisë

Ushtria irakiane dërgoi njësi të blinduara në rajon për të garantuar sigurinë e zonës nga Al-Qaim, porta kufitare me Sirinë deri në Jordani, transmeton Anadolu.Për këtë çështje është bërë deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut.

 

Njësitë e blinduara kanë ndërmarrë veprime për të mbështetur dhe garantuar sigurinë në zonën nga kufiri sirian i vendit deri në kufirin jordanez, thuhet në deklaratë.Zona në perëndim të Mosulit është përforcuar me njësi të blinduara.

Read more ...


Mes b.ombardimeve turke | P.ërleshjet përshkallëzohen midis forcave kurde dhe fraksioneve të "Ushtrisë Kombëtare" në fshatrat veriore të Alepos

Provinca e Alepos: Përleshjet e armatosura kanë vazhduar midis forcave kurde dhe fraksioneve pro-turke të "Ushtrisë Kombëtare", ku linjat e frontit të Harbal, Shawarghah dhe Malikijeh në fshatrat veriore të Aleppos kanë dëshmuar konfrontime të dhunshme. Megjithatë, ende nuk raportohet për viktima.

 

Kjo përkoi me sulmet e artilerisë së rëndë nga forcat turke dhe përfaqësuesit e tyre në fshatrat Sheikh Issa, Mar'anaz dhe Umm el-Housh në zonat veriore të Aleos aty ku forcat kurde janë të dislokuara.

Read more ...

XS
SM
MD
LG