Lidhje


28 apo 29 nëntori?/Refleksionet e publicistit nga Zvicra: Partizanët e Enver Hoxhës, i lanë gjermanët, të iknin të qetë nga...

Debati i ndezur së prej vitesh në mediat elektronike dhe ato të shkruara, të shtetit amë, Shqipërisë sonë, lidhur me 28 – 29 nëntorin, sigurisht nuk mund të jetë pa vend. Përkundër disa ideve me orgjinë kriptokomuniste, se; “duhen festuar të dy datat”, debati në thelb, rreket të zbulojë se mitet dhe simbolet e rrejshme të shqiptarëve, tani vlen të shihen realisht, të mos himnizohen dhe dora-dorës, nëse e kërkon koha edhe të na sjellin baltën e kohës, së paku jo neve, të mbetur jashtë kufijve dhe rreth e për rreth shtetit amë.

Read more ...


Flet Ndue Përlleshi, babai i v.rasësit te djalit 14 vjecar: Për çfarë të kërkoj falje ?! …

Ka thyer heshtjen babai i vrasësit të 14-vjeçarit Martin Cami. Ndue Përlleshi ka hedhur akuza ndaj medieve, gjatë një telefonate me gazetarin e Top Channel. Ai tha se nuk ka komunikuar ende me familjen e Martinit të ndjerë, por se “ka aq burrëri sa ta bëjë një gjë të tillë”.

 

Ai akuzoi mediat se e kanë paraqitur si një njeri të pashpirt pasi nuk reagoi publikisht lidhur me gjestin makabër të djalit të tij. “Për çfarë të kërkoj falje? Ku i dini ju dhimbjen që kam unë? Çfarë janë këto provokime që bëni? Po sulmoni se jam shumë i rëndum dhe shumë i vram në shpirt për atë që ka vdek në radhë të parë. Ju keni publiku lajme, s’jeni interesu fare. Me familjen e Martinit nuk kam fol, jam duke u mundu me fol, kam aq burrni dhe aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit.

Read more ...


Shënohet sot Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare.

 

Kongresi i Manastirit u zhvillua mes 14-22 nëntorit të vitit 1908. Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Read more ...


Senati amerikan voton kundër masave që synonin të bllokojnë disa shitje të a"rmëve në I"zrael

Senati amerikan me shumicë dërrmuese mbrëmë hodhi poshtë tre rezoluta me të cilat do të ishin ndaluar disa nga shitjet e armëve sulmuese ndaj Izraelit në përgjigje të "mizorive të vazhdueshme" që po kryhen në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

 

Masat, të njohura zyrtarisht si 'Rezoluta të përbashkëta të mosmiratimit', u prezantuan nga senatori i pavarur Bernie Sanders. Ata do të kishin bllokuar një shitje në vlerë prej 774,1 milionë dollarë të municioneve të tankeve 120 mm, 61,1 milionë dollarë në predha mortajash me eksploziv të lartë 120 mm, si dhe 262 milionë dollarë në komplete JDAM.

Read more ...


Dalin detaje me foto, mësuesi p"ervers, mik me dimplomatët amerikanë

Mësuesi amerikan që filmoi veten duke përdhunuar dhe abuzuar me nxënësit e rinj dhe i postoi pamjet në internet, ishte mik me diplomatë amerikanë dhe madje ekspozohej para kamerave me ta. Janë zbuluar kështu detaje të reja për amerikanin pervers që prej kohësh ndodhet në Tiranë, ku Policia e Shtetit pranoi sot zyrtarisht se ai ka abuzuar me fëmijë të mitur.

 

David Ira Lang që shikoni në foto, 71 vjeç, është arrestuar nga Policia e Shtetit e cila tha sot se finalizoi pas disa muajsh hetime operacionin e koduar “Gjurma virtuale”. Lang akuzohet se prodhonte dhe posedonte materiale pornografike me të mitur. 71-vjeçari, shtetas amerikan, ishte me precedent penal jashtë Shqipërisë.

Read more ...

XS
SM
MD
LG