Trump nuk përjashton mundësinë e dislokimit të trupave amerikane për rindërtimin e Gazës
Presidenti Donald Trump u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të merrnin përgjegjësinë e rindërtimit dhe stabilizimit të Rripit të Gazës pasi palestinezët të zhvendoseshin diku tjetër. Kjo lëvizje do të mund të shkatërronte angazhimin dhjetëra vjeçare politik të Shteteve të Bashkuara ndaj konfliktit izraelito-palestinez.
Trump i kërkon Ukrainës tokat me minerale në këmbim të ndihmës amerikane
Donald Trump tha sot se dëshiron të negociojë një "marrëveshje" me Ukrainën, në mënyrë që Kievi të ofrojë një "garanci" për tokat e tij të rralla, mineralet e përdorura gjerësisht në elektronikë, në këmbim të ndihmës së SHBA.
"Ne po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje me Ukrainën ku ata mund të ofrojnë si kolateral tokat e tyre të rralla dhe gjëra të tjera në këmbim të asaj që ne u japim atyre”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Zyrën Ovale, duke theksuar se Ukraina është e gatshme ta bëjë këtë.
Pasagjerët dhe ekuipazhi u sëmurën në 9200 metra lartësi, avioni bën ulje emergjente
Një aeroplan që fluturonte nga Dubai për në Mbretërinë e Bashkuar u detyrua të kthehej mbrapa dhe të bënte një ulje emergjente pasi pasagjerët dhe ekuipazhi u sëmurën në një lartësi prej 9200 metrash.
Tymrat toksikë ende të panjohur shkaktuan përzierje në rreth një duzinë pasagjerësh dhe pesë anëtarë të ekuipazhit të një fluturimi të British Airways (BA) një orë pas nisjes.
Studentët serbë mbajnë të bllokuar mbi 24 orë një urë në Novi Sad
Studentët në Serbi e zgjatën deri në orët e mbrëmjes bllokimin e një ure mbi lumin Danub në Novi Sad, ku e kaluan natën si pjesë e lëvizjes së tyre në rritje kundër korrupsionit dhe kërkesave për ndryshime të mëdha në vendin ballkanik.
Dhjetëra fermerë parkuan traktorët e tyre pranë urës e cila quhet “Ura e Lirisë”, duke thënë se duan të ruajnë studentët nga incidentet dhe sulmet e mundshme nga simpatizantët e Presidentit të fuqishëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Banorët e Novi Sadit u sollën çaj dhe kafe, petulla, pasta dhe ushqime të gatuara studentëve protestues.
"Luftë e ftohtë" në horizont!Trump vendos tarifa ndaj Meksikës, Kanadasë dhe Kinës
Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të shtunën që vendos tarifa për importet nga Meksika, Kanadaja dhe Kina për të adresuar krizën e fentanilit, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Masat përfshijnë një tarifë 25 për qind për mallrat meksikane dhe kanadeze dhe një tarifë shtesë prej 10 për qind për importet kineze derisa ato vende të “bashkëpunojnë plotësisht” me SHBA-në në luftimin e trafikut të drogës, tha Shtëpia e Bardhë.